Shuhet Mirush Kabashi, artistët: Dil andej Mirush, se atje do t’vimë ne që të deshtëm

5 Dhjetor 2023, 12:26| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 12:27

  • Share

1701769722_mirushkabashi.jpg

Për vdekjen e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashit kanë reaguar në rrjete sociale artistë nga fusha të ndryshme si Çun Lajçi, Ilir Shaqiri, Lorik Cana, Xhemi Shehu, Vesa Luma.

“Lamtumirë artist! Tash e dy vite ta ndollën vdekjen këta t’gjallët e vdekun, dhe sot tu paska ba boll me ndjellje ligësishë, me art që s’ditën të ta konsumojnë, me jetën e rreme nga të rremit që ndjellin zi!

Dil andej Mirush, se atje do t’vimë ne që të deshtëm e do ta përfeksionojmë atë grimcë arti që s’arritëm ta ngrehim kurrë n’majen e duhun! Por …Dije, se nga sot e tutje për ty do t’thonë; – ai, po ai ishte i madh, gjeni ishte, yll arti i pashuar! Lamtumirë kolegu im, që viteve 98-ta u munduem t’ia zbusim dhimbjen Kosovës – ti me Kosovarin e Mitrushit unë me Plisin e Çunit”, shkruan Lajçi.

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri e cilëson të ndjerin si aktorin e burimeve metafizike nga Gjakova, që dridhi skenat evropiane në 109 koncerte.

“Është këputur frymëmarrja e mushkërive të Sokratit, apologjia e vërtetë e tij; është ndarë nga jeta Mirush Kabashi “Nderi i Kombit”. Artisti i mbi 100 roleve në teatër dhe film. Aktori i burimeve metafizike nga Gjakova, që dridhi skenat evropiane në 109 koncerte “Homazh për Kosovën, 1998”, duke frymëzuar rininë shqiptare që të rreshtohet në formacionet e ushtrisë së lavdishme çlirimtare – UÇK, për lirinë e atdheut. Qoftë kujtimi për ty ashtu siç arti yt – i përjetshëm! Lamtumirë, MJESHTËR!”, shkruan Ilir Shaqiri.


Lajmi kryesor:

Shuhet 'Sokrati' shqiptar, aktori Mirush Kabashi ndërron jetë në moshën 75-vjeçare! 100 role në teatër e 20 në kinematografi


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?