‘Shuhet’ Michel Piccoli, ‘përbindëshi i shenjtë’ i kinemasë europiane, vendimtar në adaptimin francez të filmit 'Gjenerali i ushtrisë së vdekur'

18 Maj 2020, 16:54| Përditesimi: 18 Maj 2020, 17:01

  • Share

Michel Piccoli vdiq në moshën 94 vjeç. Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, ai ishte një nga më të mëdhenjtë e kinemasë franceze.

Ai ka qenë mik me shkrimtarin tonë të madh Kadare, që në kohë të komunizmit kur ai luajti rol determinant në adaptimin francez të filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Michel Piccoli punoi me regjisorët më të mëdhenj europianë dhe ishte ndër interpretët e preferuar të Luis Buñuel, me të cilin filloi të bashkëpunonte nga viti '56.

"Michel Piccoli vdiq në 12 maj në krahët e gruas së tij Ludivine dhe fëmijëve të tij Inord dhe Missia, pas një goditje në tru", - thuhet në një shënim nga familja dërguar në agjencinë France Presse nga Gilles Jacob, mik aktor dhe ish-president i Festivalit të Filmit në Kanë.

I lindur në Paris më 27 dhjetor 1925 në një familje muzikantësh, babai violinist dhe nëna pianiste, Zhak Daniel Michel Piccoli vendosi që herët se rruga e tij do të ishte aktrimi. Provimi i tij i parë i madh në ekran ishte rreth moshës 20 vjeçare me filmin Sortilèges nga Christian-Jaque (Kërcënimi i heshtur, 1945).

Atë kohë, akoma pak i njohur nga publiku i gjerë, ai ndoqi të mëdhenjtë e kinemasë franceze për të marrë fillimisht role të vogla. Në vitin 1967 me filmin Bella di Giorno (1967) me Catherine Deneuve, atij iu akordua çmimi Luani i Artë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe në vitin 1972 sërish fitoi të njëjtin çmim me ‘The Charmel Discreet of Bourgeoisie’.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?