Shuhet Maradona, reagojnë klubet sportive: Do jesh i përjetshëm Diego! Faleminderit për gjithçka

25 Nëntor 2020, 20:36| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 20:37

  • Share

Reagime të jashtëzakonshme ka pasur menjëherë nga federata dhe klube pas lajmit për vdekjen e legjendës argjentinase, Diego Maradona. AI ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare në Buenos Aires të Argjentinës, pas një sulmi në zemër. Kjo vdekje ka shokuar të gjithë spektrin sportiv, e në veçanti atë të futbollit, të cilët kanë reaguar me disa postime në rrjetet zyrtare.

Janë Federata Argjentinase e futbollit, faqja e kombëtares argjentinas, ajo e klubit të Barcelonës, Boca Juniorsit dhe Napolit që kanë reaguar ndër të parat.

“Kaq gjatë, Diego. Do të jesh i përjetshëm në çdo zemër të planetit të futbollit”, shkruhet në postimin e faqes argjentinase.

“Faleminderit për gjithçka, Diego”, ka shkruar Barcelona në faqen zyrtare.

“Përgjithmonë. Mirupafshim Diego”, lexohet në mesazhin e Napolit për lojtarin më të mirë në historinë e tyre.

Reagime tjera kanë ardhur edhe nga klub tjera të mëdha evropiane si Real Madridi, Interi, Manchester Unitedi dhe Liverpooli etj.


Lajmi kryesor:

Arresti kardiak i merr jetën legjendës Diego Maradona! Argjentina shpall 3 ditë zi kombëtare! Rama: Moment trishtimi për vdekjen e Mozartit të futbollit


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?