Presidenti Ilir Meta dhe gjuhëtari Jorgji Gjinari

Shuhet gjuhëtari Jorgji Gjinari! Meta: U trishtova pa masë! Hartoi një nga veprat më madhore të shqipes

8 Gusht 2020, 22:38| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 23:28

  • Share

TIRANË- Është ndarë nga jeta gjuhëtari Jorgji Gjinari në moshën 89-vjeccare. Ai është një nga delegatët edhe nënshkruesit e Rezolutës së Kongresit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972.

Njihet si një nga dialektologët më të shquar shqiptarë, autor i një vargu monografish për të folme të ndryshme të shqipes, autor i veprës më të plotë e përgjithësuese mbi dialektet e gjuhës shqipe, bashkautor dhe drejtues shkencor i veprës madhore “Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe”.

Gjithashtu ai ka sjellë kontribute edhe në fusha të tjera të gjuhësisë, si dialektologji historike, prejardhja e gjuhës shqipe, marrëdhëniet e dialekteve me gjuhën letrare etj.

Për ndarjen e tij nga jeta, ka pasur edhe një mesazh nga presidenti i Ilir Meta, i cili ka vlerësuar maksimalisht kontributin e tij. "Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, i cili gjithë jetën ja dedikoi hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqipe, brenda e jashtë kufijve të vendit, duke ndërmarrë një varg ekspeditash nga Jugu në Veri, po ashtu në Kosovë dhe te ngulimet arbëreshe të Italisë, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës, një ndër elementët më përbashkues të shqiptarëve kudo ndodhen.
Prof. Dr. Gjinari do kujtohet përherë me mirënjohje edhe si drejtuesi i punës dhe hartuesi kryesor për një nga veprat përgjithësuese madhore të gjuhësisë shqiptare, “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”.
Ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Gjinari, bashkëpunëtorëve e kolegëve të tij, në veçanti komunitetit të gjuhëtarëve, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme"
, shkruan Meta.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 09/08/2020 14:05

    Bravo ketij humani. Gjinari beri nje detyre qe e gezon Kombi dhe Poppulli .Dhe ti si krijese e ndyre i vure Vulen e nderit duke kujtuar keta Patriote DUKE VJEDHUR FLORIRIN E KOMBIT SHQIPETAR

    Përgjigju
  • Life: 09/08/2020 11:30

    Mos qenka trishtuar ILIR META PA mas, eshte shum prekese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?