Shuhet Gëzim Kruja, Meta: U duartrokit nga shumë breza, do mbetet në memorie

5 Prill 2020, 13:19| Përditesimi: 5 Prill 2020, 13:21

  • Share

Lajm trishtues e cilëson Presidenti Ilir Meta ndarjen nga jeta të aktorit të madh Gëzim Kruja.  "Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit, Gëzim Kruja është një lajm trishtues. Me talentin e spikatur, Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike të interpretuara mjeshtërisht u duartrokit nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kruja, të afërmve, të gjithë artdashësve dhe qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës, për këtë humbje të pazëvendësueshme' shkruan Ilir Meta.


Lajmi kryesor:

Shuhet kolosi i humorit Gëzim Kruja, por Shkodra s'i jep dot lamtumirën e fundit (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?