Shuhet ëndrra EURO 2021! Kosova mposhtet nga Maqedonia e Veriut dhe shqiptarët e saj

8 Tetor 2020, 22:50| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 10:47

  • Share

Kosova eliminohet nga play-off i Liges së Kombeve. Dardanet u mposhtën 2-1 nga Maqedonia e Veriut ne Shkup duke shuar shpresat e Kosovës për kualifikimin në Europian. Kosova e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën pasi ndëshkoi veten teksa Benjamin Kololli çoi topin në portën e skuadrës së tij.

Por gabuan edhe maqedonasit, teksa në një mosmarrëveshje në prapavijë portieri la zonën dhe topi i largua gabim teksa aty u gjend Hadërgjonaj që mori topin dhe nga larg e gjuajti për ta çuar në portën e boshatisur.

Por barazimi dhe qetësia e kosovarëve zgjati vetëm 4 minuta. Velkovski devijoi me kokë topin drejt rrjetës për t’i dhënë avantazhin sërish të tijve.

Kosova tashmë është eliminuar teksa Maqedonia e Veriut vijon të njëjtën ëndërr, teksa vetëm një ndeshje e ndan nga kualifikimi për herë të parë në një kompeticion të lartë futbolli si dhe nga EURO 2021, por duhet të kalojë Gjeorgjinë. Kujtojmë se në sfidën ndaj  Kosovës, Maqedonia e Veriut kishte në fushë 5 lojtarë ose rreth 50% të ekipit shqiptarë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patrioti shqiptar: 09/10/2020 14:05

    Maqedonia luajti me mire dhe dhe e meritoi fitoren. Mbreme u tregua skuader me e forte. Kosova per fat te keq kishte shume mungesa, sidomos ne sulm dhe nuk beri lojen e saj brilante te para 1-2 viteve. Tani le te bejme tifo per Maqedonine, si skuader fqinje dhe gjysme shqiptare dhe qe eshte. Shpresoj ta shohim ne Europian si perfaqesuese edhe te shqiptareve

    Përgjigju
  • Patrioti: 08/10/2020 23:07

    Ata shqipfolsa qe munden Dardanine sot nuk jane shqiptare as nga gjaku e as nga zemra. Ata jane sllavomaqedon. As mos i numeroni per shqiptare.

    Përgjigju
    • Andi: 10/10/2020 13:34

      Mbaj dy tullumbace, nje majtas dhe nje djathtas, dhe te behesh pakete e plote, se qenke k.. komplet.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?