Foto ilustruese

Shuhen zjarret në Krujë dhe Elbasan, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka mbetur asnjë vatër aktive në vend

28 Gusht 2023, 10:18| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 10:30

  • Share

Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit, janë shuar dhe aktualisht nuk ka mbetur asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta.

Në një shënim në mediat sociale, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar për përfundimin e operacioneve të zjarrfikësve në dy vatrat e fundit aktive që kishin mbetur në vend, gjatë ditëve të fundit.

“Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar dhe aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta. Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar. Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti. Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë”, ka shkruar Peleshi.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?