Shuhen flakët në kurorën e Laçit, afër Kishës së Shën Antoni! Në Fier u shmang rreziku për banesat! Zjarre dhe në Tepelenë e Finiq

23 Gusht 2023, 16:08| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 16:10

  • Share

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se janë shuar përfundimisht flakët në kurorën e qytetit të Laçit afër Kishës së Shën Antoni, aty ku situata ishte tejet kritike qe prej ditës së djeshme. Momentalisht, situata është e qetë dhe po monitorihet nga punonjësit e zjarrfikëses dhe shërbimit pyjor

Po kështu janë janë shuar vatrat aktive të zjarrit në fshatin Delbnisht, në Njësinë Administrative Milot, bashkia Kurbin.

Gjithashtu është bërë e mundur shuarja e një vatre zjarri pranë superstradës Milot-Lezhë.

Në fshatin Treblovë, në bashkinë e Selenicës të qarkut Vlorë, zjarri është arritur të shuhet plotësisht. falë ndërhyrjes në kohë me helikopter që u bë e mundur shpëtimi i 4 shtëpive.

Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatin Jarua, bashkia Fier ku është shmangur rreziku për banesat.

Në fshatin Sinanaj, në bashkinë Tepelenë, punohet nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit. Puna vijon edhe në fshatin Grazhdan, në bashkinë e Finiqit për normalizimin e vatrës pas riaktivizimit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?