Anuloi mbledhjen e Komisionit të Integrimit, Tabaku: E pafalshme të kishim skena kaosi në sy të ambasadorit Soreca

13 Nëntor 2023, 11:17| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 12:14

  • Share

TIRANË- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, që ishte planifikuar të mbahet sot (13 nëntor), ku pritet që ambasadori i BE-së Luigi Soreca të prezantonte Progres-Raportin e BE për vitin 2023, u anulua për të shmangur kaosin e krijuar nga Rithemelimi ditët e fundit në Kuvend.

Këtë e konfirmoi, vetë bashkëkryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat, ku tha se do të ishte e pafalshme që para ambasadorit ët BE-së të kishte skena të tilla, si ato të krijuara nga deputetët e opozitës, ditët e fundit në Kuvend.

‘Do të ishte e pafalshme nëse do të kishim ato skena të papërshtatshme, në Komisionin e Integrimit, dhe e kisha të pamundur sesi do të shkonte mbledhja. Nuk doja që skenat e së premtes të përsëriteshin edhe në sy të ambasadorit. I kërkova ambasadorit që të më mirëkuptonte. Integrimi duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë.’- tha Tabaku.

Duke u ndalur tek progres raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, Tabaku tha se në të nuk tregonte asnjë vlerësim për procesin e Integrimit. Po ashtu Tabaku, nënvizoi se janë gjetur shumë parregullsi edhe për zgjedhjet lokale. Po ashtu sipas Tabakut, në raport theksohet edhe që ka pasur mungesë të jetës parlamentare.

'Ka pasur një pjesëmarrjeje shumë të ulët të rinjve. Raporti thekson se parlamenti duhet të reformojë kodin zgjedhor. Ka pasur mungesë të jetës parlamentare dhe debatit politik. Refuzimi i kryeministrit për të marrë pjesë në komisionet hetimore. Korrupsioni ende fenomen i përhapur në sektorët e shtetit. Raporti bën thirrje për shtimin e hetimeve ndaj zyrtarëve. Të miratojë një paketë anti-korrupsion. Duhet të bëj shumë të parandalojë krimin e parave. Procesi i Integrimit vitin e fundit parlamenti ka miratuar 0 reforma të rëndësishme.’- tha Tabaku ndër të tjera.

Progres-raporti i KE u publikua pak ditë më parë, ku theksohej se vendi po përparon me negociatat dhe se reforma në drejtësi po jep frytet e pritshme. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?