Shtyrja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Berisha: Rama u tall me opozitën, po përdor skemë të njëjtë si me presidentin

23 Dhjetor 2022, 12:23| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 15:42

  • Share

“Spiunofobi.” Ky ka qenë epiteti i shumë përmendur i ish kryeministrit Sali Berisha pasi “doli huq” për pretendimin se kryeministri Rama po favorizon Ardian Dvoranin si anëtar të Kushtetueses.

Duke komentuar dy projektligjet të cilat ngjallën debat në Kuvend, Avokati i Popullit dhe emërtimi i anëtarit të Kushtetueses, Berisha shprehet se kryesocialisti po manipulon opozitën dhe në fund do të zgjedhë atë që ai dëshiron në këto institucione. Në konferencën e tij me gazetarët, Berisha ‘justifikoi’ 14 vota të mazhorancës ndaj Dvoranit si ‘sëmundje’ të kryeministrit. Më tej, Berisha shprehet se ‘viktima’ tjetër do të jetë drejtoresha e kabinetit të kryeministrit Vali Bizhga për të hiperbolizuar pretendimin e tij ndaj kryeministrit.

“Ky akt është dëshmi tjetër se monizmi përmbyset vetëm me revolucion. Të gjithë ata që patën iluzion, se u fol për marrëveshje, Edi Rama përdori të njëjtën skemë si në rastin e zgjedhjes së presidentit. Bëri sikur po ia linte opozitës dhe në fakt u tall dhe nxori lakminë e tij të pafundme për pushtet dhe emëroi njeriun që deshi. Ky akt është dëshmi tjetër se monizmi përmbyset vetëm me revolucion.”- tha Berisha.

Berisha komentoi edhe punimet për Teatrin e ri Kombëtar për të cilin paralajmëroi rrafshim, pasi sipas tij godina duhet të jetë ajo që ka qenë.

Mbrëmjen e shkuar, në Kuvend pati një debat të ashpër mes Grupit të PD-së drejtuar nga Alibeaj dhe mazhorancës. Sipas selisë blu, mazhoranca po favorizonte Ardian Dvoranin për ta zgjedhur si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Por, ajo që u pa edhe në votim ishte se vetëm 14 deputetë socialist votuan Dvoranin dhe si proces u emërua si anëtare e Kushtetueses, Marina Semini nisur nga fakti që ishte më e votuara e KED, emërohet në GJK.

Votimi për Avokatin e Popullit që ishte një tjetër çështje që ndezi debat në Kuvend çka pasoi edhe shtyrjen e tij pas festave të fundvitit.

Opozita donte kandidaturën e Ledio Brahos, por Rama ua bëri të qartë që asnjë nga socialistët s'do e votonin.

Ora 12:38
Doli ‘huq’ për Dvoranin në ‘Kushtetuese’, Berisha: Dëshmon se Rama është i sëmurë nga spiunofobia! Ja kush do jetë ‘viktima’ e tij e radhës

 

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si ‘spiunofobi’ të kreut të qeverisë faktin që nuk arriti të vërtetonte pretendimin e tij se Ardian Dvorani ishte kandidati “i preferuar” nga socialistët. Berisha ‘justifikoi’ 14 vota të mazhorancës ndaj Dvoranit si ‘sëmundje’ të kryeministrit. Më tej, Berisha shprehet se ‘viktima’ tjetër do të jetë Vali Bizhga.

“Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur se e kundërshtoi opozita. Por siç e patë ju,  e votuan 14 deputetë mnga mahzoranca. Pse? Ardian Dvorani është simboli i korrupsionit është turp në historinë  e drejtësisë. Të garantoj dhe Vali Bizhgën ta kishin sjelllë, Rama nuk do e kishte votuar, se ai sheh spiun te çdo person. E ka kapur spiunofobia.

Pse e futën këtë (Dvoranin)? Por fakti që ky, u fut i parë me shpresën se duke i thënë se u bë një marrëveshje me Bashën se do votohej Dvorani. Dhe ky merr 14 vota, dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiunofobia. Viktima tjetër do jetë Vali Bizhga. Se atë e autorizon për takime dhe atë i thotë ti bën shumë takime.”- tha Berisha.

Ora 12:31
Berisha: Rama voton vetëm kandidaturat e tij për Avokatin e Popullit por do që t’ja servirë opozita! Kjo nuk ndodh

 

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha tha se kishte një marrëveshje të dukshme sa i takon zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe shtoi se kryeministri Edi Rama nuk voton asnjë kandidaturë që nuk e pëlqen personalisht.

“Siç mund të kuptohet aty një marrëveshje ishte e dukshme. Ia dolën të mbledhin firma, një numër më të madh nga çfarë ishte e nevojshme. Ndër këta kishte kandidatura serioze por këto nuk i pëlqenin Ramës. Në fund ai nuk i votoi. Ai dëshmoi se do vetëm kandidaturën e tij por që t’ja servirë opozita. Por kjo nuk ndodh”-tha Berisha.

Ora 12:30
Punimet për Teatrin e ri Kombëtar, paralajmëron Berisha: Do e rrafshojmë, do ndërtohet siç ka qenë

 

Ish kryeministri, Sali Berisha është shprehur se do rrafshojnë teatrin e ri që do ndërtohet. Sipas tij, godina duhet të ndërtohet siç ka qenë.

“Do rrafshohet, do bëhet gjithçka që mos ndërtohet. Aty do ndërtohet teatri siç ka qenë. Kjo nuk ka diskutim, ai do rrafshohet, do lëshojë rrugën teatrit siç ka qenë.”- tha Berisha.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qerimi: 23/12/2022 16:22

    Je mesuar ti te rrafshovsh! Je ti non grata qe rrafshove mbikalimin te Zogu i Zi! SPAKU duhet te ndalet per kete maskarallik qe ka bo me taksat tona.

    Përgjigju
  • geri: 23/12/2022 14:37

    o berish qenke zgju mbrapsh sot

    Përgjigju
  • tosi: 23/12/2022 14:30

    pse ky saliu eshte duke treguar veten dita dites sa hipokirt eshte

    Përgjigju
  • iliri: 23/12/2022 13:57

    ndryshe nuk ben lajm po nuk foli per ramen ky mjeshtri , a medet

    Përgjigju
  • Armand: 23/12/2022 13:49

    Akoma gjall esht ky se na cmeni

    Përgjigju
  • titi: 23/12/2022 13:43

    po mo sali po ai i voton ndersa ti i vendos

    Përgjigju
  • Luli: 23/12/2022 13:43

    Je mësuar me rrafshua,kur erdhe ne pushtet vjedhe dhe rrafshove gjithcka,fabrika,uzina,ndërmarrje,rruge,hekurudha,e te tjera,dhe me ne fund i ke duart me gjak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?