Saimir Tahiri, foto arkiv

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Saimir Tahirin, mungon prokurori! Ish-ministri kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit

31 Janar 2023, 15:13| Përditesimi: 31 Janar 2023, 15:32

  • Share

ELBASAN- Seanca në Gjykatën e Elbasanit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorit, nërsa ish-ministri ka paraqitur kërkesën për liri. Ai kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit.

Tahiri i cili po vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre. Tahiri dërgoi 2 muaj më parë një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Më 4 shkurt të këtij viti, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 31/01/2023 15:57

    Saimur Tahiti NUK ishte ne dosjen e drejtesine italiane dhe u denua nga klani i Saliut ne drejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?