Shtyhet sërish rihapja e transportit publik, shoqata nuk heq dorë nga kushtet

22 Qershor 2020, 11:29| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 16:08

  • Share

TIRANE-Shtyhet për herë të dytë dhe pa afat rihapja e transportit publik. Sot ishte parashikuar që të riniste transporti publik qytetas dhe ndërqytetar, por nuk është rihapur. Por cila është arsyeja?

Në datë 19 qershor, Shoqata e Transportit zhvilloi një protestë para ministrisë së Infrastrukturës dhe bëri me dije se nuk do të dalin në punë më 22 qershor, pra sot, pa u ndryshuar protokollet dhe pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit
1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas

Vendimet e qeverisë në mbështetje të shoqatës së Transportit
1. Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;
2. Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.

Fillimisht ishte parashikuar që transporti të rihapej në 15 qershor, por ministria e shtyu me një javë për shkak të rritjes së rasteve të reja, por më pas kundërshtoi shoqata që vendosi kushte. Sot u rihap transporti detar dhe ajror.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?