Gjyqi për 'Gërdecin', shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu! Mungojnë 2 avokatët e tij

16 Nëntor 2023, 10:30| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 15:55

  • Share

Shtyhet procesi i Gërdecit ku pritej të dëshmonin 7 persona. Arsye për shtyrjen në datën 30 nëntor u bë mungesa e dy avokatëve të të pandehurit, Fatmir Mediu. Henrik Ligori nuk ishte prezent për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa Ardian Visha ndodhet jashtë shtetit.

GJKKO ka pranuar që të thërrasë në total 71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse.

Me nismë të Zamira Durdës dhe familjarëve të tjerë që humbën të afërmit e tyre në shpërthimin e Gërdecit, SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në "fabrikën" e demontimit të armëve ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë në 2008. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?