Shtyhet përsëri afati për ndërtimin e tunelit të Murrizit! Duhet të mbaronte në shtator 2023, pritet të jetë gati në vitin 2025

7 Nëntor 2023, 15:21| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 19:59

  • Share

Rruga e Arbrit nuk do të jetë plotësisht e aksesueshme as në vitin që vjen. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka shtyrë përsëri afatin për ndërtimin e tunelit të Murrizit, i cili duhej të ishte dorëzuar që në shtator të këtij viti.  Sipas Ministrisë shkak për këtë shtyrje është bërë kompleksiteti i punimeve, për këtë arsye pritet që tuneli të dorëzohet në vitin 2025. 

Ndërtimi i tunelit duhet të ishte mbyllur në prill të vitit 2022, por u shty me 17 muaj për tu dorëzuar në shtator të vitit 2023, me të njëjtin argument, vështirësia në hapjen e tij për shkak të gjeologjisë së terrenit.

Për vitin që vjen për koncesionin e Rrugës së Arbit janë parashikuar pagesa në vlerën 3.5 miliardë lekë. Në total vlera e këtij investimi është 40.3 miliardë lekë.

Ndërkohë që prej nisjes së punës në vitin 2019, pagesat për këtë kontratë koncesionare përllogariten në rreth 15.7 miliardë lekë.

PAGESAT PËR KONCESIONIN E RRUGËS SË ARBRIT
Viti 2019         3,910,860 mijë lekë
Viti 2020         2,691,055 mijë lekë
Viti 2021        3,392,727 mijë lekë
Viti 2022        2,940,000 mijë lekë
Viti 2023        2,844,000 mijë lekë

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tornitori: 07/11/2023 19:15

    dmth mire qe nuk mbaron ne 2023 por shtyhet jo me nje vit ,por me dy .....legjenda ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?