Altin Abdiu

Shtyhet seanca në vetting për gjyqtarin Altin Abdiu, sëmuret avokatja! E pranishme si trupë gjykuese ishte komisionerja Çiftja, e pandehur nga SPAK

6 Qershor 2022, 13:18| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 16:03

  • Share

Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej seanca në vetting për gjyqtarin Altin Abdiu por është shtyrë për javën e ardhshme.

Arsyeja e shtyrjes së seancës është gjendja shëndetësore jo e mirë e avokates. Gjyqtari Abdiu do të përballet më 14 qershor në orën 13:00 në seancë dëgjimore me gjetjet e hetimit të KPK.

Ditën e sotme ishte e pranishme edhe komisionerja e KPK Etleda Çiftja, edhe pse është marrë e pandehur nga SPAK. Report Tv mëson se me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur komisioneren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.

Çiftja bëhet e treta që del para bankës së të akuzuarve pas gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci dhe Ardian Hajdari. Ashtu siç ka ndodhur më herët me 2 rastet e para, edhe për Komisioneren e KPK pritet që të merret masa e pezullimit nga detyra.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?