Selia blu

Shtyhet në Gjykatën e Apelit seanca për bashkimin e dy statuteve të PD! Mungonte gjyqtarja

6 Dhjetor 2022, 09:47| Përditesimi: 6 Dhjetor 2022, 10:13

  • Share

Në Gjykatën e Apelit është shtyrë seanca për kërkesën e PD për bashkimin e dy statuteve të PD. Shkak është bërë mungesa e Emona Muçit, një anëtare e trupit gjykues. Gjyqtarja mungoi për arsye shëndetësore. Seanca e radhës do të mbahet më 20 dhjetor në orën 09:30. PD kërkon regjistrimin e Statutit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet në Kuvendin e 17 korrikut. Një ndër vendimet e rëndësishme të atij Kuvendi ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.

Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë 'zhbëhet' Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës.

Ndërkohë ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës. Gjithashtu në Gjykatë është edhe ankimi i Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës. Për këtë arsye, Gjykata sqaroi më parë se çdo pasqyrim në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës do të pritet sqarimi i çështjes në apel, e cila do të ishte një vendim i formës së prerë që do vendosë për fatin e Partisë Demokratike.

Pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, në cilësinë e nënkryetarit të selisë blu, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankimin, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj.

Komento

Komente

  • Vini: 06/12/2022 13:18

    U bo bajat fare dhenia e ketij vendimi,dhe shume e kuptueshme qe gjyqsori,drejtesia, mazalla se shkeputet nga politika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?