Foto ilustruese

Sociale

Shtyhet me një javë fillimi i Universitetit, Ministria e Arsimit: Nga 11-17 tetor do të fokusohemi te vaksinimi i studentëve

6 Tetor 2021, 14:10| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 14:22

  • Share

Shtyhet me një javë fillimi i Universitetit. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila theksoi se kjo javë do të shfrytëzohet që studentët të mbrohen nga COVID-19 përmes vaksinimit.

Ishte parashikuar se viti i ri akademik do të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor, fokusi të jetë te vaksinimi i studentëve.

Ky zhvillim i ri vjen në kuadër të mbrojtjes së studentëve dhe pedagogëve nga “armiku i padukshëm” në një kohë kur jemi duke përjetuar një valë të re të virusit për shkak të variantit delta. Kjo ka ndikuar edhe në marrjen e vendimit të bërjes me detyrim të vaksinës për studentë edhe pedagogë.

Njoftimi plotë i ministres së Arsimit:

Të dashur studentë,

Së pari dua t'ju falenderoj të gjithë ju që i jeni bashkuar procesit të vaksinimit dhe po na ndihmoni që së bashku t'i rikthehemi normalitetit në të gjitha universitetet e vendit. Meqënëse fillimi i vitit të ri akademik po afron dhe ne duam që të gjithë ju, pa përjashtim, të hyni në auditore pa rrezikuar shëndetin tuaj dhe të stafeve akademike, javën e ardhshme e kemi shpallur si "Java e vaksinimit masiv të studentëve".

Shumë faleminderit edhe një herë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që shprehu menjëherë gatishmërinë që në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit të vendosë në dispozicion ekipet e tyre të vaksinimit, për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi.

E që kjo javë të jetë sa më produktive, me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë së bashku të jemi të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve.

Nga universitetet do të kërkoja sa më shumë bashkëpunim dhe koordinim me strukturat e shëndetësisë, për të venë në dispozicion të gjitha hapësirat e nevojshme për studentët dhe personelin e vaksinimit, ndërsa studentëve do t'u lutesha me gjithë zemër e do t'i inkurajoja fort që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi të re, me qëllim që viti i ri akademik të jetë sa më i mbarë e i suksesshëm.

Kam shumë besim që ju, të dashur studentë, do të na provoni edhe këtë herë që jeni pjesa më vitale dhe progresiste e shoqërisë sonë.

Faleminderit dhe shumë suksese të gjithëve!

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vaksinimi: 06/10/2021 12:56

    Dy femijet e mi në universiteit e kanë berë që në mars prill vaksinen dhe nuk pyesin kane udhetuar dhe po ashtu skanë patur asnje lloj problemi sepse jane të rinj! Me pak fjale me shume kam degjuar keto dite mungesë vaksine Pfizer-Moderna-Zeneka sesa kam degjuar njerez që nuk duan te bejne ! 90% duan dhe po e bejne vaksinen pa problem. Une sugjeroj te bleni edhe pak me shume vaksina Pfizer BioNTech ose të na i dhurojne Edhe te mbaroje ky muhabet vaksinash!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?