Avdullah Hoti dhe Edi Rama

Shtyhet mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë për në 2 tetor! Ishte parashikuar më 25 shtator

23 Shtator 2020, 20:09| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 20:29

  • Share

Mbledhja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës është shtyrë më 2 tetor. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook.

Takimi ishte parashikuar të zhvillohej ditën e premte (25 shtator) në Shkodër por për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës që është planifikuar po në atë ditë është shtyrë.

"Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes" - shkruan Hoti.

Në takimin e dy qeverive parashikohej të nënshkruheshin 3 marrëveshje "të mëdha".

Vetëm pak kohë më parë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj është shprehur për mediat kosovare se bëhet fjalë për Doganën në Durrës, linjën hekurudhore dhe Hidrocentralin që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën.

Komento

Komente

  • BENI: 23/09/2020 23:13

    NUK NA DUHEN MBLEDHJET ME KETA PLEHRAT E BALLKANIT DHE EUROPES O RAMA........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?