Klevis Balliu

Shtyhet gjyqi për banorët e Astirit, Balliu: Sot nuk erdhi prokurori! Duan të na mbajnë këtu dhe të na bëjnë presione

26 Tetor 2020, 11:39| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 11:46

  • Share

TIRANË - Gjyqi për banorët e Astirit është shtyrë sërish këtë të hënë (26 tetor). Në një prononcim për mediat, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu shprehet se arsyeja këtë herë ishte mungesa e prokurorit.

Ai tha se qeveria kërkon që t'i mbajnë aty dhe se duan t'i bëjnë presione.

Balliu: Rama jeton në luks, qytetarët mbyllin biznesin. Veliaj jeton mes vilave, shqiptarëve iu prishen shtëpitë. Ai s’merr masa ndaj qytetarëve, që të kthejë karantinën dhe të mbyll bizneset. Kërkon mbylljen e Shqipërisë, por kujdeset që pandemia të përkeqësohet në Shqipëri. Kam afron mbi 300 procedime panale, mbi qindra gjyqe. Këta jo vetëm nuk i japin një vijë logjikës së akuzave, dhe s’vinë në seancë. Sot u shty seanca, se nuk vjen prokurori. Kërkojnë që të na mbajnë këtu. Duan që të na bëjnë presione. Këta këlyshët e Enver Hoxhës. Ky dhe ata të tjerët janë në gramat e fundit të politikës. Unë sa e kam filluar karrierën politike. Ska diskutim që qielli me tokën të bashkohen, për ata banorët e Unazës do të përgjigjet dikush.

Ku janë sot oligarkët? Po shijojnë paratë e tyre dhe po marrin lejet e ndërtimit nga Veliaj. Shqiptarët mund të zgjedhin që të bëhen pjesë e një ndryshimi historik, ose të rrinë siç janë. 80% e çështjeve mes qytetarëve dhe shtetit, i fiton shteti. Këtu s’ka shtet e gjykata. Këto janë skema të ndërtuara nga sigurimi i Shtetit. I kam të gjitha me dosje, i kam të gjitha, oficerët e lidhur me sigurimin e Shtetit. Pa merak, do të publikohen të gjitha një më një. Shqiptarët nuk do të drejtohen më nga ish-sigurimsa. Tani është koha për veprim që të heqim njëherë e mirë këta mafiozë që i kanë pirë gjakun shqiptarëve. Në datën 9 është lënë ky gjyq. Këtu nuk bëhet fjalë se sa gjyqe janë, por aksioni ‘Rama ik’, i imi dhe i kolegëve të mi, vijon.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilir: 27/10/2020 00:07

    KY eshte komandanti i shpellareve te astirit...

    Përgjigju
  • Sula: 26/10/2020 20:04

    Klevis roja e Astirit , kush jane klyshet e Enver Hoxhes.Mos e ke fjslen pwr Fahriun .Krric ngele gjithe hetes .Suc thu dhe cet nga ajo qe detdhet kot ke dale dhe ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?