Foto ilustruese

Shtyhet deri më 31 dhjetor 2023 emergjenca e energjisë elektrike

26 Korrik 2023, 17:44| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 22:11

  • Share

Qeveria ka vendosur të shtyjë deri në dhjetor të këtij viti “gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.

Në vendimin e qeverisë thuhet se me propozim të ministres Balluku gjendja e emergjencës është shtyrë me 6 muaj. 

Emergjenca në sektorin e energjisë elektrike u shpall në tetor të vitit 2021 nga kryeministri Edi Rama që ngrinte alarmin se ngërci në këtë sektor vinte si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet botërore.

Megjithatë përgjatë kësaj kohe, çmimi i energjisë për familjarët dhe bizneset mbeti i pandryshuar.

‘NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.584, DATË 8.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendeskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 5, të vendimit nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar, fjalët “… 30 qershor 2023.” zëvendësohen me “… 31 dhjetor 2023.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.’- njofton qeveria.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?