Shtyhet afati për aplikimet në Akademinë e Sigurisë, ndryshon mosha për aplikantët nga 30 bëhet 35 vjeç

28 Gusht 2023, 16:56| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 16:58

  • Share

Policia e Shtetit shtyu deri në15 shtator afatin e aplikimit për studentetët që duan të ndjekin Akademinë e Sigurisë. Për të qënë pjese e kësaj akademie, sipas kritereve te vendosura nga Ministria e Brendshme, studentet duhet te kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose në ato kompjuterike, dhe me mesataren e notave mbi 8.

Një tjeter ndryshim eshtë bërë edhe me moshen e aplikantëve. Nisur nga kërkesat e shumta, Ministri i Brendshëm, ka miratuar rritjen nga 30 vjeç në 35 vjeç, për t’iu dhënë mundësinë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e uniformave blu.

100 kuota janë në dispozicion për studentet që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike. Aplikimet dorëzohen pranë të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë.

Aplikantët duhet të jenë shtetas shqiptarë, të mos jenë përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare dhe të mos jetë larguar nga shërbimi civil. Ata duhet të kenë zotësi të plotë për të vepruar, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën; të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?