Shtrimet në spitale gjatë 2022 u shtuan me 8% pas pandemisë! Zemra dhe shëndeti mendor problemet kryesore

4 Maj 2023, 20:19| Përditesimi: 4 Maj 2023, 20:26

  • Share

Me zbehjen e pandemisë COVID-19, sëmundje të tjera u bënë shkak që gjatë vitit 2022, në spitale të kërkojnë ndihmë 8% më shumë pacientë se sa në vitin 2021. Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 në total numri i të shtruarve në spitale ishte 277,881 pacientë nga  257,829  që ishin në 2021. Shqetësues është fakti se problemet më të mëdha që i dërgojnë shqiptarët deri në spitale janë zemra dhe shëndeti mendor. Në shërbimet e kardiologji/kardiokirurgji numri i të shtruarve është rritur 23% krahasuar me 2021.

Megjithatë, krahasuar me para pandemisë shifrat e shtrimeve në spitale për 2022 mbeten 10.5% më të ulëta se sa në viti 2019. Ndërsa trajtimi i pacientëve në spitalet psikiatrike u rrit me 17,5%, dhe trendi rritës për këtë shërbim sipas bluzave të bardha lidhet edhe me shtimin e përdorimit të lëndëve narkotike. Në raport vihet re që gjatë 2022 gjithashtu ka pësuar rritje edhe shtimi i depistimit ndaj kancerit të gjirit. Për 2022 numri i kontrolleve u rrit 43% në raport me një vit më parë. Ndërsa trajtimi me radioterapi për sëmundjet tumorale është shtuar 8,5% krahasuar me vjet.

Sakaq rastet e trajtuara nga njësitë e urgjencës mjekësore në 2022 ranë 81% krahasuar me periudhën paraardhëse, ndërsa shërbimi i personave që përfitojnë Check Up u shtua 1,7 herë më shumë.

NUMRI I PACIENTËVE PËRFITUES NË SPITALE              PERIUDHA
Numri i të shtruarve në spitale                                             2021-257,829              2022-277,881   
Pacientë të trajtuar me dializë                                              2021-90,453              2022-193,878   
Pacientët e trajtuar në spitalet psikiatrike                             2021-,269                2022-1,492   
Pacientët e trajtuar në kardiologji dhe kardiokirurgji             2021-7,756      2022-9,365   
Paciente të trajtuar nga paketat e transplanteve renale        2021-23            2022-13
Pacientë të trajtuar me katarakte                                          2021-3,018               2022-3,790   
Pacientë të trajtuar me radioterapi                                        2021-22,961           2022-24,933   
Fëmijë të vaksinuar 0-18 muajsh                                          2021-182,887           2022-240,000
Raste të trajtuara nga njësitë e urgjencës mjekësore           2021-625,107  2022-119,728   
Personat që përfituan Check Up                                           2021-164,892            2022-454,892

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?