Shtrenjtohet vaji i ullirit, 800 lekë/litri në ‘treg të zi’! Fermerët e Beratit: S’kemi fitime, këtë vit prodhimi është i dobët

13 Dhjetor 2023, 17:27| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 17:34

  • Share

Tregu i vetëm për fermerët e ullirit në Bilçë të Beratit mbetet rruga ose ndryshe “tregu i zi”. Dhjetëra fermerë dalin çdo ditë për të shitur vajin e ullirit të paambalazhuar.  Prodhimi këtë vit është i pakët, ndaj dhe çmimi është rritur. Fermerët e Beratit po e shesin vajin e ullirit me 600-700 lek për litër me shumicë dhe 800-900 për litër me pakicë, sipas cilësisë dhe varietit të ullinjve. Enver Qoraj është një ndër fermerët kryesorë në fshatin Bilçë, i cili thotë se një vit më parë ka prodhuar 5 ton ullinj, ndërsa këtë vit vetëm 20 kuintal. Pjesën më të madhe të sasisë së vajit e shet direkt në fabrikë, ndërsa atë që mbetet e çon në tregun e pakicës.

“Këtë vit e shesim me 800 lek për litër, por do rritet dhe më shumë se nuk ka sivjet. Është më shtrenjtë se vjet sepse nuk ka prodhim”, u shprehën fermerët.

Edhe pse çmimi është rritur, sërish fermerët ankohen, pasi nuk mbulojnë dot shpenzimet, si krahu i punës për vjeljen e ullinjve, pesticidet, nafta.

“Kemi kosto, vetëm punëtorin që vjel ullinjtë e paguajmë  2 mijë lek në ditë”, thanë ata.

Për vitin 2022, në rang vendi prodhimi i vajit të ullirit ishte 29,230 ton. Ndërsa këtë vit edhe pse ende s’ka shifra të sakta, besoj se prodhimi është 30 për qind më i ulët. Sipas ekspertëve të bujqësisë, rënia e prodhimit u ndikua nga periodiciteti, dukuri e njohur për kulturën e ullirit por dhe kushtet e pa përshtatshme të motit.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genjeshtare: 15/12/2023 13:36

    Mos i hengshi fitimet o mashtrusa genjeshtar. Hajeni e pijeni vete se ne u kemi dhi....mu ne vajin tuaj

    Përgjigju
  • Gjysh: 13/12/2023 19:51

    E mire meqe paskeni kaq pak hajeni dhe pijeni vete. Perimet sa kg misit, frutat po ashtu. Me hormone i ngopni, vajin e perzieni dhe pastaj ankoheni.

    Përgjigju
  • Scutari: 13/12/2023 19:03

    Ok! Po blejmë vaj italian atëherë!

    Përgjigju
    • Cun Tirone: 13/12/2023 23:08

      Blije me 15 euro mos e rruj trapin hic! Se aq ka vajt ne Itali! Edhe katnarit ton mos ja jep se ti je gongster! Ti e ble mallin me sa te jet ore! Ama vajin snuk! E mor italian me 15 euro sma fut dot katnari me 8 euro mu!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?