Shtrenjtohet qiraja në Tiranë, studentët e rinj mes stresit të akomodimit! 37 konvikte janë gati, më 4 shtator nis regjistrimi

3 Shtator 2023, 15:54| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 18:13

  • Share

Një eksperiencë e paprovuar kurrë më parë si jeta studentore pritet me emocione të ndryshme nga të rinjtë që do të nisin studimet e larta.

“Pak stresuese, por do ambientohemi, do të mësohemi, shoqëri e re...”, thotë një studente.

“Nuk e kam problem se jam tip i afrueshëm vetë“, thotë një tjetër student.

Një pjesë e mirë e studentëve, do të akomodohen në konvikte.

“Do regjistrohem në konvikt. Më duket një zgjidhje më e mirë. E kam dhe afër shkollës”.

37 konvikte në kryeqytet janë gati për të pritur studentët e universiteteve të Tiranës dhe regjistrimet nisin të hënën e 4 shtatorit fizikisht ose nëpërmjet platformës online në faqen [email protected].

Ndërsa për rezidencat studentore të inxhinierisë aplikimi bëhet fizikisht, jo online.

Anila Shehu drejtoresha e konvikteve ne Qytetin Studenti tregon më shumë rreth kushteve të godinave studentore dhe kritereve të regjistrimit.

“Qyteti Studenti ka në dispozicion të studentëve, 8 konvikte në total që janë të ndara 4 te inxhinieria e ndërtimit, 4 tek Mjekësia dhe 7 konvikte për studentët që do të ndjekin studimet në Universitetin Bujqësor. Mjafton të jesh student , ti hyn në një aplikacion online të cilin ne e kemi shpallur. Studenti për 2 minuta mund të zgjedh konviktin e dëshiruar , dhomën e dëshiruar he grupin shoqëror me të cilin do ta ndaj këtë dhomë. Në përfundim të këtij procesi ka një afat kohor prej disa ditësh të kryej tarifën e përcaktuar prej 55 mijë lekësh të vjetra në muaj. Pagesa është mujore, por studenti mund të zgjedh ta paguaj me këste. Kjo është një sallë me kompjutera e pajisur me wifi falas ku çdo student është i lirë të navigojë në internet. Kjo është një dhomë tipike e cila është për dy persona të cilët ndajnë dhomën me njëri- tjetrin”, tha Shehu.

Për të gjitha ata që kërkojnë kushte më të mira akomodimi, një zgjidhje është marrja e një banese me qira, pavarësisht se çmimet janë shumë të larta.

“Në kërkim të një shtëpie me qira jam. Çmimet i kam parë. Nuk janë shumë të lira”, tha studenti Xhorxho Neviri.

Ky student nga Lezha edhe pse me një distancë të konsiderueshme nga Tirana po mendon që për ndjekjen e universitetit në Tiranë, ta bëjë rrugën çdo ditë vajtje-ardhje për t’u mos shkëputur nga familja.

“Nga Lezha në Tiranë 250 lekë kushton bileta. Më mirë të jetoj afër familjes sesa të jetoj vetëm.”

Sipas agjencive imobilare, qiraja mujore e një shtëpie në periferi të Tiranës i kalon 350 euro, ndërsa brenda unazës variojnë deri në 1 mijë euro në muaj.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/09/2023 00:59

    Kur isha studente nje shoqja ime nga Durresi shkonte e vinte cdo dite me tren per te ndjekur leksionet.Sigurisht Durresi nuk eshte aq larg sa Lezha dhe kostoja e udhetimit ne vitet 90' nuk ishte sa tani,po keshtu dhe qirate e kostoja e jeteses ne pergjithesi.

    Përgjigju
  • Mimi: 03/09/2023 18:55

    Po me.mire e.me.lire ne konvikt, del me shoke e shoqe, merr leksionet, cmimet me lire, luani 5-katesh. Ca lesh shpia me qira..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?