Shtrenjtohet bulmeti, përgjysmohet fuqia blerëse në Durrës! Tregtarët: Shohin çmimet dhe largohen

23 Mars 2023, 17:27| Përditesimi: 23 Mars 2023, 17:32

  • Share

DURRËS- Rritja e çmimeve për produktet e bulmetit ka çuar në rënien e fuqisë blerëse. Report Tv kreu një vëzhgim në tregun e qytetit të Durrësit, ky çmimi i djathit të lopës tregtohet me 700 lek për kg, ndërsa i deles apo dhisë nga 1 100 deri në 1300 lek për kg.

Tregtarët deklaruan se dyfishimi i çmimit, ka bërë që qytetarët të tërhiqen krejtësisht nga blerja, ndërsa për ta përkthehet në përgjysmim të xhiros ditore.

 “S’kemi punë, ka rënë shumë xhiroja”, tha një tregtar.

Ndër shtresat më të prekura mbeten gjithnjë pensionistët të cilët thanë për mikrofonin e Report Tv se tashmë u duhet të marrin më pak produkte bulmeti.

“Ne jemi pensionistë, nuk na dilte me çmimet që ishin, tani jemi të detyruar të marrim më pak sasi ose të mos blejmë fare”, tha pensionist.

Për disa tregtarë të bulmetit, shkak për rritjen e çmimeve është bërë mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e blegtorisë.

“Nuk ka më djem të rinj të punojnë, kanë ikur të gjithë, ja shihni rrugët bosh. Nuk mban njeri bagëti që të ketë prodhim, prandaj është rritur çmimi. Xhiro ditore është përgjysmuar se qytetarët kalojnë, shohin çmimet dhe nuk blejnë fare”, u shpreh një tjetër.

Rritja e çmimeve të bulmetit dhe ushqimeve të shportës është shqetësim kryesor, pasi pagat apo pensionet nuk janë indeksuar.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?