Shtrenjtohen drutë e zjarrit në Korçë, pensionistët: Kemi lënë mangët gjëra të tjera për të siguruar drutë

6 Shtator 2022, 20:06| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 20:09

  • Share

Çmimi i druve të zjarrit këtë vit ka pësuar rritje në krahasim me vitet e shkuara. Pavarësisht kostos së lartë ku një metër kub tregtohet me rreth 7500 lekë, qytete të ftohta si Korça ku temperaturat në dimër janë ekstremisht të ulëta, blerjen e druve e kanë domosdoshmëri.

Vështirësitë më të mëdha për të siguruar dru për ngrohje, i kanë pensionistët.

“Lashë dy pensione, mezi i mora. 7000 lekë i kam marrë. Çmimet janë të lartë, çfarë të bëjmë? Lamë një gjë tjetër mangute morëm drutë se këtu pa dru nuk rri dot”, u shpreh një pensionist.

Të tjerë, thonë se do të gjejnë metoda alternative për t’u ngrohur.

“Do të ngrohemi me ato që kemi”, tha një qytetare.

Përpos rritjes së çmimit, korçarët po përballen edhe me mungesën në treg të lëndës drusore. Nga një vëzhgim i Report Tv rezulton se ndryshe nga vitet e kaluara, fushat e druve këtë vit nuk punojnë me kapacitet të plotë. Shkak i kësaj mungese mësohet se është jo vetëm ulja e importit të lëndës drusore nga vendet e tjera por edhe zbatimi i moratoriumit të pyjeve.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/09/2022 02:25

    Korcaret te mesohen te perdorin soba me gaz,ose me peleta se i shfarosen pyjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?