Ekonomi

Shtrenjtimi i karburantit dhe ushqimeve rritën inflacionin! Inflacioni drejt normalizimit, 2.2% në korrik, objektivi 3%

9 Gusht 2021, 16:26| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 16:40

  • Share

Në muajin korrik karburanti njohu një shtrenjtim të shpejtë krahasuar me vitin e kaluar. Në disa pika një litër naftë ju shit qytetarëve deri në 20 lekë më shumë se në vitin e kaluar, e shkaqet sipas ekspertëve lidheshin sa me tregun e huaj sa me abuzimin në vend.

Ky shtrenjtim ka dhënë ndikim pozitiv në rritjen e inflacionit muajin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin korrik inflacioni ishte 2.2% nga 1.4% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërkohë që objektivi në 2022 është 3 përqind.

Shkaku kryesor për këtë rritje ishte kategoria e transportit ku përfshihet karburanti i cili u shtrenjtua me 4.4% në muajin që shkoi. Në vend të dytë renditet rritja e çmimit për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike me 4.1%, ku shtrenjtimi më i madh u regjistrua tek zarzavatet me 16.6% krahasuar me korrikun e 2020. Sipas raportit edhe çmimi i vajrave dhe yndyrave u rrit me 7%, apo dhe frutat u shtrenjtuan me 2.9%.

Edhe pse rritja është më e ndjeshme në grupet e lartpërmendura, shtrenjtimi ka prekur thuajse të gjithë produktet. Sipas INSTAT pijet alkoolike dhe duhan janë shtrenjtuar me 1,8%, hotele, kafene dhe restorante me 1.4%, mobilimi i shtëpisë me 1.1 % apo argëtimi dhe kultura me 1%, në raport me vitin e kaluar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lindi: 13/08/2021 18:35

    Ju dh...fsha INSTATIN me keto llogaritjet qe nxjerrin. Ku i marrin keto te dhena se ne Shqiperi jo nje here!

    Përgjigju
  • Lui: 09/08/2021 14:50

    Shume mire thoni ju qe ka inflacion. Po ndonje rritje rroge do kete, apo nuk e njihni kete fushe ju..?! Jemi kthyer si ne epoken e skllavopronareve. Puno sa per te mbajtur femijet me buke. Se qejfe, apo argetime as qe behet fjale.

    Përgjigju
  • vildan: 09/08/2021 14:43

    Shume mire bejne qe i rrisin cmimet sepse ketu populli eshte dele.... Po sindikatat dhe organizatat e tjera ku jane.....?? Jane te gjith te blere e te politizuar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?