Nga e hëna shtrëngohen masat në Kakavijë! Do lejohet të kalojnë 400 persona (jo 750)! Zgjatet karantina, test COVID-i edhe për shoferët e kamionëve

27 Shkurt 2021, 07:44| Përditesimi: 27 Shkurt 2021, 13:18

  • Share

TIRANË- Greqia do të komunikojë masat e reja anti-COVID ditën e hënë, nga ku është parashikuar që të shtrëngohen kufizimet. Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme njofton se prej 1 marsit deri në 15 mars, është vendosur që në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të kufizohet numri i qytetarëve që do të kalojnë çdo ditë.

Nga 750 që është numri i lejuar deri më tani do të shkojë në 400 në ditë. Po ashtu edhe ditët e karantinimit për personat që do të rezultojnë pozitivë do të zgjatet nga 7 në 14 ditë.

Mësohet gjithashtu se orari i lëvizjes do të reduktohet duke lejuar qarkullimin 12 orë në ditë prej orës 07:00 deri në orën 19:00. Për të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi, përjashtuar shtetasit shqiptarë, testi i shpejtë COVID do të ndërmerret edhe tek shoferët e kamionëve të cilët kanë qenë të përjashtuar deri më sot.  

MEPJ rikujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.

Ora 11:59
Kalimi në pikat kufitare, MEPJ: Shtohen kufizimet në hyrjen e territorit grek! Në Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe në Malin e Zi udhëtohet pa test Anti-Covid

1597304117_mepj.jpg

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me shtrëngimin e masave që Greqia ka bërë për parandalimin e përhapjes së COVID.

Ministria njofton se në Pikën e Kalimit në Kakavijë duke filluar nga data 1 mars e deri më 15 mars pika kufitare do të jetë e hapur hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani.

Po ashtu do të kufizohet më tej numri i personave që futet çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.

Sipas MEPJ-së ata që do të futen në Greqi do t'i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve.

Sipas njoftimit zyrtar MEPJ-s, të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t'i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani.

MEPJ rikujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.


 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aqif Kasemi: 27/02/2021 15:24

    Duhet te mbyllet per momentin transporti public

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?