Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha gjatë takimit të sotëm

Shtrëngimi i Vettingut/Kryemadhi lëshon kumtin: Të bllokojmë institucionet!

26 Mars 2018, 17:30| Përditesimi: 26 Mars 2018, 17:43

  • Share

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi  gjatë mbledhjes së përbashkët të Grupeve Parlamentare të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike ditën e sotme, lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë, që sipas saj po instalon diktaturën dhe narko-shtetin në vend.

Në momentin kur Vettingu ka nisur të “presë” “kokat e para të turkut”, që nga gjyqtari i kushtetueses Fatos Lulo, që u përjashtua, e deri te Besnik Imeraj, po i Kushtetueses që po hetohet, dhe kur dy "peshq të mesëm" nga LSI ndodhen në burg të akuzuar për shpërdorim detyre, Kryemadhi bëri thirrje që opozita të organizohet për të bllokuar institucionet, që sipas saj po pengojnë zbatimin e reformave në drejtësi.

Dua të them që ata që menduan se mitingu i 27 Janarit ishte finalja e aksionit opozitar kanë menduar komplet gabim. Ai miting ishte fillimi i një rruge që ska kthim pas. Aty ka nisur beteja jonë me qeverinë e Edi Ramës, me qeverinë e narkoshtetit dhe kjo qeveri e krimit nuk mund të mbajë peng as shqiptarët, as politikën shqiptare dhe as të ardhmen e brezave të shqiptarëve përsa i përket çështjes së integrimit europian.

Forca jonë nuk jemi ne këtu, por forca jonë janë qytetarët, janë mbi 1 milion shqiptarë që na votojnë të gjithëve ne së bashku, janë dhe 1 milion shqiptarë të tjerë, të cilët duan të kthehen në Shqipëri dhe duan t’i japin dërrmën një orë e më parë Edi Ramës. Prandaj dhe nga kjo ditë e sotshme, ashtu siç jemi rakorduar dhe me z.Basha, kjo opozitë e bashkuar tashmë do të ketë dhe mbledhjet e saj periodike përsa i përket opozitës dhe aksionit të saj në parlament, jo vetëm në komisione dhe përgatitjen e ligjeve apo dhe në përgatitjen e relatorëve nga grupet parlamentare, por dhe në kthimin e një institucioni politik, i cili nuk ka më ndalim, deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës, i cili nuk është gjë tjetër vetëm gjeneratori që mban me energji krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Unë do të qëndroj shumë shkurt se vijën politike të organizimit dhe bashkëpunimit të opozitës së bashkuar tashmë Kryetari e  bëri të qartë. Ajo çka dua të them në emër të deputetëve të LSI është që bashkëpunimi ynë do jetë pa ekuivoke dhe pa dilema ku ka në qendër përballjen me qeverinë e krimit. Ne si opozitë do të veprojmë të bashkuar dhe do të jemi kompakt në qëndrimet tona për çështjet më thelbësore që kanë të bëjnë me situatën ne vend. Bashkëpunimin tonë duhet ta shtrijmë që nga grupet parlamentare dhe në nivel lokal me bazën me qytetarët për të përfshirë dhe bërë të mundur çinstalimin e kësaj diktature kriminale që po instalon çdo ditë dhe më shumë Edi Rama me falangat e rilindjes së tij. Denoncimet e përditshme ti vazhdojmë çdo ditë dhe pa pushim, jo vetëm ne si deputetë por me gjithë strukturat tona kudo që janë në të gjithë Shqipërinë, në komuna, fshatra, qytete, në shkolla për shitjen e drogës që bëhet nga mësuesit të cilët në vend të që të edukojnë fëmijët tanë janë kthyer në spaçatorë të krimit të organizuar. Në institucione dhe spitale ku ne çdo ditë dhe më shumë shikojmë sjelljen e mjerueshme ndaj pacientëve dhe kudo në çdo infrastrukturë apo zyrë të shtetit të cilët janë kthyer në shërbëtorë të krimit të organizuar.

Ky denoncim nuk duhet ndalur dhe rakordim jo vetëm i strukturave tona por dhe rakordim me qytetarët është një nga pikat kryesore. Aksionin opozitar ta kemi të përditshëm, të organizohemi që të bllokojmë me çdo mjet dhe mënryë demokratike institucionet që po bllokojnë zbatimin e reformave dhe që janë të implikuara në trafiqet dhe pazaret e krimit të organizuar. Ne mendojmë që nuk ka më kthim pas në rrugën tonë e cila nuk do njohi më pengesa përsa i përket narkoqeverisë dhe as falangave të krimit të tij që kanë zaptuar çdo pjesë dhe çdo institucion .

Fjala e Monika Kryemadhit në mbledhjen e opozitës
 
 

Komento

Komente

  • Plehrat: 29/03/2018 11:44

    E turpshme kjo foto,kjo treshe te ngjall vetem neveri,qe te tre nen nivelin mesatar te inteligjences krahasuar me njeriun me te thjeshte,vetem fjala plehra u shkon.

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 26/03/2018 18:01

    Sa ofendimi rënd është për kombin ton që kjo bu.. vazhdon të jet në politik . Kesaj po i djeg by...që po hikin kfiminelët e drejtësis ata që i mbronin këto monstea nga mega vjedhjet që kan bër .

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 26/03/2018 17:52

    Ja 3 fytyrat me te qelbura te Shqipersie.Duhen krruar me Biçak.

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 26/03/2018 17:46

    Kjo ta mbush gojen,kot nuk i thona Mona, ktheji vithen nga anet tona.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 26/03/2018 17:43

    Aman Mona bllokojini te gjitha, vetem kete temin mos ma bllokoni.

    Përgjigju
  • blenard: 26/03/2018 17:41

    O mona na e cave fare trapin pash zotin mos e nxirrni me kete vemje ne tv ju lutem

    Përgjigju
    • anonim: 26/03/2018 19:27

      Amon filloj me lef kjo, kjo grua me e urryera per shqiptaret, ha ha se te ben mire, po ti ke vdek ,tka ra hije e zeze , je bo si e cnendur kur del para ekranit tanan si surratburri floida, mbaji fort sharebajgat e parlamentit se me ato do ta cosh çizmeparticken drejt rrugës se utit,,

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?