Shtrëngimi i masave, kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve: Klientët të bezdisur, sillen sikur s'ka COVID! Kufizimi i orarit do prekë turnet e 2-ta, s'ka më biznes në këtë industri

8 Shkurt 2021, 18:38| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 18:48

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se gjobat për të gjitha bizneset që thyejnë masat anti-COVID do të rriten duke filluar nga java e ardhshme. Ky paralajmërin ka ardhur dhe me rritjen e rasteve të COVID gjatë ditëve të fundit që kanë shënuar shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë.

Enri Jahaj, përfaqësues i Shoqates së Bareve dhe Restoranteve gjatë një interviste për Report Tv, ka deklaruar se se mosrepektimi i masave ndodh në shkolla, nëpër autobusë por edhe nga njerëzit në rrugë të cilët sipas tij mbajnë maskën në gushë.

"Si gjithë pjesa e europës edhe këtu te ne pritej...Sbesoj se janë vetëm baret dhe restorantet janë edhe shkollat, transporti publik dhe vetë njerëzit. Që në momentin që kemi individë që masën e mbajnë te gusha sa për tu dukur. Le të penalizohen sa të duan bizneset, sot po flasim për një mbajtje aktiviteti për të qenë në punë dhe rritja e penalizimit nuk do të ndihmojë. Çdo gjë fillon nga individi është si puna e asaj që ne kërkojmë një ambient më të pastër, do ta shohim në derën e shtëpisë tonë dhe pastaj të merremi me komunitetin. Së pari duhen bindur njerëzit që të mbajnë maska që të distancohen se covid është mes nesh. Ne do e kemi shumë të vështirë sepse besoj se të gjithë në kokën e tyre kanë idenë se sa të vijë marsi do i kthehen jetës normale", tha Jahaj.

Ndërkaq Jahaj shton se ka klientë që janë bezdisur nga masat anti-COVID dhe situata e krijuar të cilët sipas tij sillen sikur të mos ketë virus. Para këtyre individëve sipas Jahajt edhe pronarët e bareve e restoranteve s'kanë çfarë të bëjnë. Kjo gjë sipas tij nuk zgjidhet me rritjen e gjobave.

"Ka klientë që janë bezdisur nga masat anti covid dhe situata e krijuar, dhe sillen sikur është një situatë para covid, sikur jemi në njën  jetë normale. Para këtyre individëve dhe pronarët e bareve dhe restoranteve skanë çfarë të bëjnë. Ka shumë qytetarë që sillen sikur të mos ketë covid. Nuk besoj se zgjidhet situata e covid me gjoba. Gjoba aktuale aq sa çështë çdolloj aktivitetiv do e çonte në kolaps dhe drejt mbylljes. Nuk bëhet kjo gjë me gjobë, jo çdo gjë bëhet me burg. Më mirë vëri kyçin atij  aktiviteti sesa e penalizon në atë mënyrë. Nuk jam për përshkallëzim pao për dhunë të situatës, jam për dialog për një koncept, jemi në 2021 dhe njerëizt duhet të mësojnë të sillen në mënyrë të përgjegjshme edhe bizneset që janë të papërgjegjshme", shtoi ai.

Ulja e kufizimit të orareve në 18:00 ose 20:00 sipas tij do të prekë turnet e dyta të punësuar në bare dhe restorante. Me këtë industri sipas tij tashmë nuk ka më biznes.

"Kjo do preki turnet e dyta të cilat baret dhe restorantet i kanë mbajtur me shumë forcë. Këta njerëz do dalin të papunë dhe do shkojnë të kërkojnë ndihmë sociale dhe ekonomike, kjo do jetë në dëm të shtetit dhe ekonomisë. Jemi të lodhur në nivel biznesi duke mbajtur me forcë me mish e me shpirt stafet ka ardhur momenti që nuk i përballojmë shpenzimet. Ska më biznes në këtë lloj industriue, ka vetëm një punë për të mbajtu veten me bukë për të mos ndejtur në shtëpi", vijoi ai.

Komento

Komente

  • Vlore: 08/02/2021 18:51

    Pyeteni pak kete pse neper bare nuk respektohet distanca e tavolinave dhe karrigeve.pse ka vetem nje hyrje dalje pse lejohen te rrine mbi 10 veta ne ambiente te mbyllura.pse kamarieret sherbejne pa maska e pastaj te na tregoj ky masken se ku e mbajme ne si popull i thjesht neper rruge apo je publik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?