Shtrati i ri s'e ndryshoi fatin e Gjanicës në Fier, vazhdojnë të shkarkohen mbetjet, qytetarët: Erë e keqe nga nafta e gazi

24 Gusht 2020, 17:55| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 18:01

  • Share

Shtrati i ri nuk e ndryshoi fatin e Gjanicës! Lumi që rrjedh mes për mes Fierit është ndotur sërish. Uji është me ngjyrë të zezë dhe erë të rëndë shkaktohet nga hidrokarburet. Ndotja vihet re që në orët e para të mëngjesit për shkak të derdhjeve pa kriter nga zonat naftëmbajtëse.

Inspektorati i Mjedisit në qarkun e Fierit është institucioni që duhet të marrë masat për ndalur ndotjen e Gjanicës. I kontaktuar me telefon drejtori Hader Cako tha se po ushtrohen kontrolle por ende nuk janë gjetur kompanitë që e ndotin lumin.

Gjanica vazhdon të reflektojë katastrofën mjedisore edhe pse janë hedhur miliona lekë për shëtitoren dhe skarpatet e lumit në qytetin e Fierit.  Ndër vite ndotësit më të mëdhenj të Gjanicës kanë qenë subjektet e industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?