Erion Veliaj dhe Lulzim Basha

'Shtoi 4 vila gjatë pandemisë', PD padit Erion Veliajn: Ka shpifur qëllimisht për të dëmtuar imazhin e Bashës që të përfitojë në zgjedhje

3 Tetor 2020, 12:32| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 12:43

  • Share

Partia Demkratike ka paditur në gjykatë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifjet kundër kryedemokratit Lulzim Basha.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se padia penale argumenton se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

3 akuzat e Erion Veliajt për Bashën:

•             Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë

•             Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë

•             Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozotë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e PD ngritur ndaj  Veliajt.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/10/2020 01:27

    E shikon z.Veliaj,para disa ditesh ne nje koment ju paralajmerova qe te kini kujdes, se do t'ju hedhin ne gjyq dhe ju rekomandova t'i kishit provat gati.Tani erdhi koha te nxirrni provat.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 03/10/2020 14:32

    Basha me shake te ngjitura dhe koken bosh

    Përgjigju
  • Koli: 03/10/2020 13:58

    Po mire pra ku jeton Basha ne shtepi me qera! Se ngelet tu rrejt njerezit. Na trego nje pushtetar qe nuk ka pasuri. Vetem nje ke te doni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?