Shtohen kontrollet në Lezhë, 14 shoferë drejtonin makinën të dehur dhe pa patentë, 9 në pranga, 5 nën hetim, 598 të tjerë të gjobitur

26 Qershor 2022, 11:30| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 11:37

  • Share

LEZHË- Fluksi i automjeteve përgjatë sezonit veror sidomos dhe gjatë fundjavës ka sjellë shtimin e kontrolleve nga Policia Rrugore me qëllim parandalimin e  aksidenteve si dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Me makinën inteligjente, radarin automatik dhe flotën e makinave të reja, të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme, janë kapur 14 shoferë duke qarkulluar pa leje drejtimi si dhe në gjendje të dehur.

9 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 5 të tjerë janë vënë nën hetim.

598 shoferë janë gjobitur për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor si:

1. Parakalimet e gabuara, për të cilën janë gjobitur 123 shoferë

2. Qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara, për të cilën janë gjobitur 129 shoferë

3.Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për të cilën janë gjobitur 46 shoferë

4. Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ku për këtë shkelje janë ndëshkuar administrativisht 26 drejtues mjetesh

Janë vendosur edhe 274 gjoba të tjera, për shkelje të tjera të rregullave qarkullimit rrugor, si mosvendosja e rripit të sigurimit, ndalim qëndrimi/pushimi, drejtim i motomjeteve pa kaskë mbrojtëse etj.

Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke mos u bërë burim aksidenti pasi do të ndëshkohen sipas ligjit.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?