Shtohen investitorët italianë në
Shqipëri:Qeveria krijon lehtësira

30 Tetor 2014, 22:17| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Investitorët italianë vlerësojnë klimën e biznesit në Shqipëri, duke shfaqur gjithnjë e më shumë interes për disa prej sektorëve në vend. Një grup investitorësh italianë të biznesit të madh, të mesëm e të vogël të shoqatës “CONFIMPRESEITALIA” kanë zhvilluar dje takime me përfaqësues të qeverisë dhe biznesmenë shqiptarë.

Grupi i biznesmenë italianë janë takuar me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj dhe deputetët socialistë Taulant Balla, Majlinda Bufi dhe Ilir Bejtja. Gjatë takimit, të zhvilluar në “Hotel Sheraton”, ishte prezent edhe senatori italian Bruno Mancuso, i cili, i shoqëruar nga ambasadori italian në Shqipëri Masimo Gaiani, vlerësoi klimën në të cilën zhvillohet biznesi në Shqipëri dhe për sistemin e taksave në vend.


Janë disa fushat, në të cilat grupi i investitorëve italianë pritet të investojnë në vendin tonë, ndërkohë që përfaqësuesit e qeverisë kanë premtuar mbështetjen e tyre në këtë iniciativë. Ministri Veliaj gjatë takimit shprehu angazhimin e qeverisë për të rritur numrin e studentëve të arsimit profesional, në mënyrë që të kemi punëtorë më të kualifikuar në fushat në të cilat do të investohet.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?