Shtohen divorcet me marrëveshje për dokumente jashtë! Avokatja në Vlorë: 540 zgjidhje martese në gjykatë për vitin 2022

12 Shkurt 2023, 16:26| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 16:35

  • Share

540 çifte janë divorcuar në Gjykatën e Vlorës gjatë vitit 2022. Avokatja Elona Mone thotë se disa prej tyre janë fiktive.

“Unë vë re në 6 vitet e fundit kemi rritje të divorceve dhe një tendencë në ulje të martesave.  Referuar vitit të fundit kemi 540 raste divorci, por s’janë veç martesat substanciale janë edhe martesat fiktive për arsye dokumentacioni”, tha Elona Mone.

Por çfarë është një padi fiktive?

Avokatja sqaron se bashkëshortët ndahen me marrëveshje me qëllim që njëri prej tyre të rimartohet jashtë vendit për të siguruar dokumentet e qëndrimit.

“Martesat fiktive patën një bum, ka rënë pak sepse gjejnë mënyra të tjera për të emigruar, por sërish mbetet trend. P.sh. janë persona me precedente penale, që kanë ekspuls dhe detyrohen të bëjnë divorc në Shqipëri që të kryejnë një martese fiktive jashtë për të emigruar sërish”, tha Elona Mone. 

Ndërsa sa i përket divorceve reale, faktorët kryesorë mbeten dhuna në familje dhe mosmarrëveshjet sidomos kur çiftet e reja jetojnë me prindërit.

"Kriza momenti deri tek dhuna e përsëritur, bashkëshortë që konsumojnë alkool, çifte që jetojnë me vjehrrin dhe vjehrren. Gratë që krijojnë pavarësi ekonomike janë ato që kërkojnë më shumë divorcin”, tha Elona Mone.

Gratë janë ato që kërkojnë më shpesh zgjidhjen e martesës. 

 

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?