Shtohen borxhet e institucioneve/ 15.4 miliardë lekë deri në qershor, rriten mbi 2.2 milardë lekë nga viti i kaluar! Bashkitë më problematike Kavaja e Vora

20 Shtator 2022, 16:51| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 17:09

  • Share

Institucionet shtetërore dhe bashkitë vijojnë të rrisin detyrimet e papaguara ndaj palëve të treta. Në fund të qershorit borxhet e tyre arritën në 15.4 miliardë lekë duke u rritur me 2.2 miliardë lekë krahasuar me muajin dhjetor 2021. Bashkitë më debitore janë Tirana, Kavaja dhe Vora, ndërsa nga institucionet janë Infrastruktura, Mbrojtja e Financat.

“Ne do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve në raport me disiplinën financiare. Do t’ua marrim bashkinë në administrim” ,ky ishte paralajmërimi që ju bëri kryeministri Edi Rama në 17 qershor 2022 të gjithë kryetarëve të bashkive.

Pavarësisht presionit që kryeministri Edi Rama u bëri krerëve të bashkive që janë borxhlie ndaj palëve të treta, niveli i detyrimeve të papaguara, jo vetëm që nuk është ulur, por ka pësuar rritje të ndjeshme.

Sipas Ministrisë së Financave, në 6-mujorin e parë të këtij viti, ky borxh ka arritur në mbi 7 miliardë lekë, duke u rritur me 453 milionë lekë krahasuar me dhjetorin e vitit 2021.

Sipas raportit të ministrisë, borxhet e bashkive janë rreth 4 miliardë lekë vetëm për investime të bëra dhe që nuk janë likuiduar. Pas investimeve, janë 1.1 miliardë lekë detyrimet e prapambetura të bashkive për vendimet gjyqësore dhe shërbimet.

Bashkitë Tiranë, Kavajë dhe Vorë janë në krye të listës me nivelin më të lartë të detyrimeve të pashlyera.

26 bashki në vend kanë probleme financiare për shkak të borxheve të krijuara ndër vite. Për këtë arsye qeveria po bëhet gati të marrë në administrim disa bashki, duke caktuar një administrator për të menaxhuar financat e tyre. Vora dhe Kavaja janë të parat që pritet të kalojnë nën administrimin e shtetit, pasi janë në vështirësi të mëdha financiare.

Rritje kanë pësuar edhe borxhet e institucioneve të tjera. Në total, sipas raportit institucionet dhe bashkitë kanë borxhe 15.4 miliardë lekë, ose 2.2 miliardë lekë më shumë nga dhjetori i vitit të kaluar.

Ministritë borxhet më të mëdha i kanë për vendimet gjyqësore, të cilat më së shumti janë për largimet e padrejta nga puna, me rreth 3.4 miliardë lekë, ndjekur nga borxhet për investime të papaguara në vlerën e 2.5 miliardë lekë si dhe shërbime e mirëmbajtje me 600 milionë lekë borxhe. Ministria e Infrastrukturës, e Mbrojtjes dhe e Financave kanë borxhet më të mëdha.

DETYRIMET E PRAPAMBETURA

Dhjetor 2021                   13.230 mld lekë

Qershor 2022                  15.447 mld lekë

Diferenca                       +2.217 mld lekë

DETYRIMET E QEVERISË

Dhjetor 2021                  7.913 mld lekë

Vendime gjyqësore        3.399 mld lekë

Shërbime                           254 mld lekë

Investime                        2.512 mld lekë

Mirëmbajtja                       347 mln lekë

DETYRIMET E PUSHTETIT VENDOR

Dhjetor  2021                  7.057 mld lekë

Vendime gjyqësore            645 mln lekë

Shërbime                            532 mln lekë

Investime                         3.995 mld lekë

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ard: 20/09/2022 19:42

    dmth, dora e majte mer para borxhe nga xhepi i djathte dhe anasjelltas..... Si mund te kete borxhe shteti ndaj vehtes ?

    Përgjigju
  • Saliu: 20/09/2022 17:51

    Ah Sali plehra që ke 10 vjet ne pushtet e na mbyte ne borxhe me bashkitë tua. Apo jo???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?