Shtimi i rasteve me COVID-19, rriten testet! ISHP dy tendera me vlerë 2.6 mln€ për blerjen e mbi 558 mijë kiteve

14 Tetor 2020, 20:14| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 20:18

  • Share

Shtimi i të infektuarve me COVID-19 dhe i testeve në vend ka rritur nevojën për më shumë kite. Brenda 5 ditësh Instituti i Shëndetit Publik ka hapur dy tendera për blerjen e mbi 558 mijë e 240 kitesh. Të dy tenderat kanë një afat kohor për tu zbatuar 1 vjet, dhe vlera financiare e tyre është parashikuar 2.6 milionë euro. Të interesuarit e tenderit të parë me fond limit mbi 166 milionë lekë për 420 mijë kite kanë afat deri më 2 nëntor për të marrë pjesë në garë.

“3mL medium viral transporti universal ( tub me VTM/UTM) , një tampon I rregullt me majë sintetike përbërje si furçë për tu futur në tuba me gjatësi afërsisht deri ne 100-150mm me pikë këputje të tamponit ne 80-100mm për marrje orofaringeale, një tampon me majë sintetike përbërje si furçë të hollë për tu futur në tuba me gjatësi afërsisht deri ne 100-150mm me pikë këputje të tamponit në 80-100mm për marrje nazofaringeale. Te vije i paketuar si kit”, thuhet në dokumentin e tenderit të 9 tetorit.

Ndërsa për tenderin e dytë për më shumë se 138 mijë kite me fond limit 163 milionë lekë, kanë afat deri më 6 nëntor për të garuar.

Kiti duhet te jete i standardizuar për të kryer të paktën 192 teste me një volum mostre prej 200 µl/test. Kiti duhet të përmbajë: kartrixhe për të gjithë reagentet e nevojshëm së bashku me kapakët respektivë, stativ për enzimën, tampon AVE 1 (të paktën 20ml), tampon AVE 2 (të paktën 2 ml), ARN carrier si dhe instruksionet e nevojshme për përdorim dhe çdo reagent tjetër të nevojshme për të zhvilluar reaksionin”, thuhet në dokumentin e tenderit të hapur sot.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?