Shtimi i prurjeve nga reshjet e shiut “mbush” Lumin Drin me mbetje (VIDEO)

10 Qershor 2022, 09:21| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 10:46

  • Share

Pas reshjeve të dendura të shiut, Shtrati i lumit Drin ngjan me një landfill mbeturinash, në të cilin lundrojnë qelqe, plastikë e materiale të tjera.

Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet e siguruar nga Report Tv, mbeturinat përshkojnë rrjedhën e lumit, ku më pas, këto materiale përfundojnë në det, duke krijuar një ndotje të madhe dhe një panoramë aspak te këndshme në këtë periudhe sezoni turistik, ku numri i pushuesve është gjithnjë në rritje.

Shkaktari i kësaj ndotje është vetë dora e njeriut që i hedh mbetjet jashtë vendeve të përcaktuara, që me shtimin e prurjeve në kohë reshjesh, merren nga rrjedha e ujit.

Kjo është një problematike e vazhdueshme që nuk po gjen zgjidhje.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/06/2022 01:45

    Krijimi i nje taske force kombetare vetem per pastrimin,mirembajtjen e te gjitha zonave qe preken nga ujerat,si lumenjte,liqenet,rezervuaret,deltat,brigjet detare,plazhet,lagunat, qe kujdesi e pastrimi te mos behet vetem me sezone e aksione,por te jete i perhershem dhe ashpersimi i denimeve e gjobave per ndotesit,mund te ndihmonte ne permiresimin e gjendjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?