'Shteti vrasës serial', ish-ministri Shëndetësisë: Të ndalohet fostoksina, po merr jetën e të rinjve! Shitet në kioska si karamele

22 Shkurt, 10:06| Përditesimi: 22 Shkurt, 10:24

  • Share

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu u bën thirrje autoriteteve që të ndalojnë fostoksinën, nxitur nga një rast ku një ditë më parë një 23-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar këtë lëndë helmuese. Para nisjes së seancës plenare, Shehu tha se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për ndalimin e kësaj lënde, ndonëse po shitet si ‘karamele’ nëpër kioska.

Deputeti demokrat tha se edhe shteti po bëhet ‘vrasës serial’ duke mos marrë masa për ndalimin e fostoksinës.

“Mbrëmë një vajzë e re humbi jetën nga fostoksina. Krim që po përsëritet në mënyrë tragjike në vendin tonë dhe shteti nuk bën asgjë. Vazhdon të importohet dhe nuk hiqet. Të rinjtë që mund të kenë një tendencë për vetëvrasje stimulohen dhe e marrin si një karamele kudo. Hesht shteti, heshti institucionet që lejojnë importin e këtij helmi, hesht policia që lejon shitjen në kioska, hesht prokuroria që dytët të bllokojë importimin dhe të gjejë si shpërndahet. Edhe medikamente të zakonshme u jepen qytetarëve në bazë të recetave, ndërsa helme të tilla janë kudo duke u bërë stimulues. Shteti serial killer, vrasës serial duke u bërë bashkëfajtor në këto krime të shëmtuara që po vazhdojnë pafundësisht”, tha Shehu.

Pas disa ngjarjave të rënda ku fostoksina është pëdorur për vetëvrasje nëpërmjet një investigimi, Report Tv zbuloi sesi në Tiranë kjo lloj substance shitet pa kriter në farmaci të licensuara bujqësore. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 22/02/2024 14:37

    Politikan hajvan Tritani bashk me te tjeret sa dalin nga parlamenti nuk shkojn gazetaret dhe kanalet te keta po i therrasin vet dhe kjo perben nje krim te organizuar me vete...shitja dhe blerja e lajmeve te bujshme mashtruese!!Po akuzon qeverin qe ky bashk me banden terroriste dalin ne protesta "paqesore" dhe e kthejn ne aren lufte,futen ne parlament te votohen ligjet dhe bllokjn votimet! Po a ka me maskara burr se ky dellenxhi?

    Përgjigju
  • Populli: 22/02/2024 13:50

    Mos e ke fjalen per saliun tend se ai eshte vrases serial!

    Përgjigju
  • ilir: 22/02/2024 10:38

    Ku del ky debil kronik qe flet !!! me mendjen e ketij: - duhen ndalu makinat se jan burim aksidentesh! -Duhen heq nga perdotimi thikat dhe mishin e buken ti ndajm me te shqyme se dhe thikat perdoren per te vrare. -Te heqim dhe xhamat se po nuk gjeten fotoksin, do presin damaret me copa xhami, biles dhe shishet e kavanozet ti zhdukim. -te heqim nga perdorimi dhe energjin elektrike se mos vresin veten me tension. -Te prishim dhe gjith pallatet mbi nje kat se mund te hidhen, kjo ka ndoshur disa here, nga katet e dyta e me lart. lista eshte shum e gjate si litaret, robat ripat e mesit e kushedi se cfare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?