Njësitë elitare të Policisë Kosovës

Shtesat e rrezikshmërisë nuk u rritën edhe pas takimit me Kurtin, sindikata e Policisë së Kosovës paralajmëron hapa të tjerë

18 Nëntor 2023, 08:26| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 08:33

  • Share

Pavarësisht se protestuan dhe më pas u pritën në qeverinë e Kosovës në takim nga kryeministri Albin Kurti, pjesëtarët e policisë së Kosovës do t’i marrin pagat me propozimin e parë të bërë nga qeveria.

Sindikata e Policisë nuk e mirëpriti këtë vendim dhe ka bërë me dije se është në shqyrtim të hapave të tjerë sindikatë.

Ditë më parë pjesëtarët e Njësisë Speciale ndërhyrëse shprehën para qeverisë pakënaqësitë që kishin sa i përket shtesave të rrogës për rrezikshmërinë në punë.

Më pas paralajmëruan protestë tjetër, që e anuluan pas premtimit që morën për t’u takuar me Kurtin. Por edhe pas këtij takimi, nuk pati rritje të shtesave për rrezikshmërinë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?