Shtëpisë së ‘Big Brother’ i bashkohet një sërfist, cila prej vajzave do arrijë t’i vjedhë zemrën?

3 Dhjetor 2021, 23:54| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 23:55

  • Share

Një banor i ri bëhët pjesë e shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’. Ai është Klaudio Nika dhe jeton në shtetin Italian.

Klaudio është sërfist profesionist në Itali dhe tregon se pasioni i tij më i madh është gatimi.

Hyrja e tij në ‘BBV’ lidhet pikërisht me faktin se atij ‘’nuk i pëlqejnë gjërat e lehta’’.

Gjithashtu Klaudio tregon se kjo eksperiencë është një mundësi e mirë për tu lidhur me shtetin e origjinës së tij, Shqipërinë. Pamja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, duke sjellë si rezultat edhe një ”luftë” mes vajzash për vëmendjen e tij.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?