Shtëpia iu dogj, 11 pjesëtarë në rrugë! Gjyshja mban në këmbë familjen me të sëmurë: Të na ndihmojë dikush

1 Prill, 13:59| Përditesimi: 1 Prill, 15:22

  • Share

Rroba të djegura, kanaçe, krevate të djegura dhe një aroma e papërballueshme, tregojnë atë çfarë mbeti nga zjarri i 4 ditëve më parë në banesën e Mustafa Shotes tek Rruga Ura      

Në shtëpi jetonin 11 pjesëtarë të së njëjtës familje, burrë e grua Shota, dy djemtë e tyre të sëmurë dhe të martuar, njëri me tre fëmijë, kurse tjetri me dy .

Kur zjarri ra natën e 29 marsit, aty ndodheshin vetëm 2 fëmijë të mitur, 9 dhe 12 vjeç, kurse e zonja e shtëpisë Sofie Shote, gjyshja e të vegjëlve ndodhej në spital. Fqinjët e saj njoftuan zjarrfikëset dhe policinë. Por 9-vjecarja dhe 12-vjecari, kishin dalë vetë

Gruaja rreth të 60-ve, Sofia, tregon për Report Tv, që pas shkrumbimit të shtëpisë,  jetojnë mes 4 rrugëve. Kur vjen nata strehohen tek fqinjët apo të tek ndonjë kushëri

Familja Shote kërkon ndihmë te shteti. Nuk kanë strehë e as ushqimi, pa përmendur faktin që gjysma e pjesëtarëve janë të sëmurë. Të gjithë të ardhurat e tyre janë 30 mijë lekë në muaj.

Geraldi, nipi i Sofies, hyri në vitin e parë gjimnaz, dhe më pas e la. Nuk kishte libra, as për tu veshur. Tani rri gjithë ditë pa asnjë angazhim, sepse në punë nuk e afrojnë për shkak të moshës së vogël. Geraldi qan kur mendon për motrën. Ai do për të, të ndjekë studimet. 

Geraldi 16 vjeç, me baba dhe nënë të sëmurë, vëlla i një motre, vetëm gjyshen që interesohet për të, ka një kërkesë: "Ajo që dua unë është të na ndihmojnë të kemi një shtëpi”

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?