Shtëpia e Maks Velos nuk do të bëhet muze, Gjykata rrëzon vendimin e Ministrisë së Kulturës! E paditi trashëgimtari

20 Janar 2021, 15:46| Përditesimi: 20 Janar 2021, 17:38

  • Share

Dy ditë pas ndarjes nga jeta të arkitektit Maks Velo, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Materiale, Ministria e Kulturës vendosi që shtëpinë e tij ta shpallë monument kulture të kategorisë së II.  Ky vendim, pas padisë së ngritur nga nipi i Velos, i cili është edhe trashëgimtar i tij, është shfuqizuar nga gjykata e Tiranës.

Duke e konsideruar këto akte administrative të paligjshme, paditësi i cili nuk është njoftuar për procedurën i është drejtuar gjykatës duke pretenduar se; i është cenuar e drejta e pronësisë se tij.  Konkretisht nuk është respektuar parimi i ligjshmërisë,  parimi i transparcës, parimi i informimit, parimi i ushtrimit të ligjshëm të diskrecionit, parimi i proporcionalitetit, i drejtësisë dhe paanësisë, parimi i objektivitetit, përgjegjësisë dhe deburokratizimit dhe i eficencës.

“Nuk e kuptojmë se si ky proces mund të ndodhë paraprakisht, kur në fakt duhet të ishte një proces invers. Kuptojmë që kjo nismë erdhi si pasojë e një emocioni të momentit dhe ndoshta për të treguar se sa shumë e donim dhe vlerësonim të ndjerin xhaxha, por duket qartazi që është një nismë jo vetëm e pamenduar mirë, por në kufijtë e talljes dhe të papërgjegjshmërisë”, është shprehur në padinë e ngritur trashëgimtari i Velos.

Shtëpia e Maks Velos

Në të dy shkresat e dërguara nga ana e palës së paditur, sqarohet se: Ministria e Kulturës duke vlerësuar figurën, kontributin profesional, të intelektualit, artistit, arkitektit dhe shkrimtarit Maks Velo, si dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e personalitetit të shquar, ka arritur në ketë vendimmarrje.

Por ligji për trashëgimitë edhe muze një ndërtesë mund ta shpallë Monument Kulture të  kategorisë së II për vlerat e spikatura arkitektonike edhe për pamjen e jashtme.

Ndërtesën nuk e ka ndërtuar as Maks Velo edhe as ndonjë arkitekt i njohur dhe sipas paditësit nuk i rezulton që kjo ndërtesë të ketë ndonjë vlerë të spikatur për pamjen e saj të jashtme. Prandaj ndoshta do ishte më mirë të deklarohej një monument kulture një godinë e arkitektura nga z. Velo dhe jo një shtëpi që nuk ka as një vlerë arkitektonike.

Pra, nga tërësia e kësaj veprimtarie administrative, gjykata vlerëson se pala e paditur Ministria e Kulturës nuk ka respektuar standardet e procesit të rregullt ligjor, të cilat nuk janë të kufizuara vetëm në procesin gjyqësor, por edhe në atë me karakter administrativ, pasi nuk i ka dhënë mundësi paditësit për t'u dëgjuar dhe mbrojtur në këtë proces, i cili në thelb kufizon të drejtën e pronësisë, aspekt shumë i rëndësishëm i të cilës është disponimi si dhe e drejta për ta zhvilluar atë, në bazë të ligjit nr. 107/2014 ‘’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’’.

Përsa më sipër, gjykata çmon se Urdhri nr. 163, date 08.05.2020 “Per deklarimin e pasurise kulturore te objektit “Banesa ku ka jetuar Maks Velo, rruga “Hoxha Tahsim”, nr. 57/2” Tirane”, i Ministrit të Kulturës dhe vendimi nr. 130 datë 08.05.2020 dhe i Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, dhe si të tillë duhen shfuqizuar, kjo, në mbështetje të nenit 40 të ligjit nr. 49/2012 datë 03.05.2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Maks Velo

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështje, gjykata ka arritur në konkluzionin që padia të pranohet si e bazuar në ligj dhe prova, në datë 08.05.2020 “Për deklarimin e pasurisë kulturore te objektit “Banesa ku ka jetuar Maks Velo, rruga “Hoxha Tahsim”.

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i Gjykatës Administrative

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 31/01/2021 05:09

    Po prap gjykata ka gjera per te bere Oh beni shtepine e Metes qe ka luftuar per demokraci dhe si nipi i Sulo-Gradecit i takon qe te behet si shtepi Muze.A lejohet ne Vilat qe ka apo duhet te jete nga ato shtepite e brrakes te Tirones .Mona let prese e percjelle Atashe te ndryshem qe mbas kafese U hedh Fall .

    Përgjigju
  • anastasia: 21/01/2021 19:00

    Sa merak behesh per kulturen,pse nuk i dhat nje studio Maksit kur ishte gjalle po rinte nje jete tek shtepia e nipit,apo tani qe vdiq u kujtuat.Nipi eshte nje djale i nderuar ,i edukur,inteligjent dhe plot ndjenja .Eshte djali i PIRRO VELOS doktori me i nderuar i vlores.Ulni veten kur flisni keshtu,informohuni nje here pastaj flisni

    Përgjigju
  • Iris: 21/01/2021 02:14

    Sigurisht qe shtepia nuk eshte as ndertuar,as projektuar nga i madhi z.Maks Velo,as ndonje vlere e paraqitje te jashtme nuk ka.Por sa vlen sikur aty te ndertohet nje pallat,apo jo nipce?! I paske bere mire llogarite!!Nje pallat i mundshem, vlen me shume se kultura dhe memorja e nje kombi per ty.Per mendimin tim duhej bere muze,per te treguar,kushtet ku ka jetuar e punuar nje artist i madh,vetem disa TLC te vogla,aty-ketu kerkon,asgje me shume.

    Përgjigju
  • demiri: 20/01/2021 20:44

    Shtepia e Maks Velos duhet te behet muze ndersa nipi i tije eshte nje idjot qe njihet mire.

    Përgjigju
    • anastasia: 21/01/2021 18:45

      Shtepia nuk eshte e Maksit por eshte e nipit dhe ka lene te jetoj MAKSI me motrat.E njof nipin sepse i jati ka qene doktori me i nderuar ne vlore,nje zotni i vertet ashtu si dhe i biri.Tani u kujtuat ta nderoni Maksin sepse kur ishte gjalle nuk e njifnit se ishte ne burg.Flisni per nipin nje djal i nderuar dhe gjithe edukat.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?