VIDEO/ Shtëpia e harruar ku ka jetuar familja e Nënë Terezës, e ruan vetëm pronari

5 Shtator 2023, 19:49| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 20:41

  • Share

Për një natë shenjtorja Nënë Tereza do të qëndronte në këtë banesë dykatëshe në Shkodër, ndërkohë që familja e saj jetoi këtu në vitet 1932-1933.

Sot në 7 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, kjo shtëpi në lagjen karakteristike Gjuhadol, është e mbyllur dhe nuk vizitohet nga askush.

Këtu gjenden karriget dhe tryeza e viteve 1930-të. I zoti i shtëpisë, Tonin Prela e ka humbur besimin se do të shpallet muze edhe pse mbart vlera historike.  

Ai e hap vetëm për mediat të cilat të paktën një herë në vit kujtohen për këtë objekt.

Njihet në zhargonin popullor si “shtëpia ku qëndroi Nënë Tereza”, por nuk është kthyer në muze dhe as nuk është përfshirë në guidat turistike të Shkodrës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Museum: 06/09/2023 02:25

    Duhet të bëhet atraksion turistik muzeum Kjo shtepi sjell turiste atje me vone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?