Ambasadori i BE Luigi Soreca takoi sot te rinjte nga Tropoja dhe Fushe Kruja

Drejt Punës

Shtëpia e Europës hap dyert e dijes për të rinj nga Tropoja dhe Fushë Kruja. Soreca: Premtimi është premtim!

21 Korrik 2021, 19:16| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 18:07

  • Share

I dëgjoi gjatë vizitës së tij nëpër Shqipëri, sot Ambasadori i BE, Luigi Soreca mirëpriti të rinj nga Tropoja e Fushë Kruja, ku iu shpalosi mundësitë e programeve të studimit dhe projekteve që Europa ka për ta. 

"Gjatë Javëve së Europës 2021 ata na pritën në qytetet e tyre, sot ne i mirëpritëm në Europe House. Të rinjtë e talentuar dhe të angazhuar nga Tropoja dhe Fushë Kruja, në prani të Ambasadorit të BE, Luigi Soreca, diskutuan sfidat e të rinjve në komunitetet e tyre dhe në Shqipëri", thuhet në postimin në Twitter të faqes zyrtare të delegacionit të BE në Shqipëri.

Ndërkohë, Soreca thekson se BE do të vazhdojë të qëndrojë afër me të rinjtë, përmes proigrameve të saj.

"Premtimi është premtim! E shkëlqyer të takohesha përsëri me këta të rinj të angazhuar, kaq të etur për të studiuar, kontribuar në komunitetin e tyre dhe për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Ne të gjithë duhet t'i dëgjojmë me kujdes dhe t'i fuqizojmë ata. BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë afër me të rinjtë përmes programeve të saj", shkruan Soreca.


 

a.m.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?