Forcat e KFOR-it

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

9 Qershor 2023, 10:33| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 10:35

  • Share

Një raport vjetor i Shtëpisë së Bardhë ka zbuluar statistikat për numrin e ushtarëve, të cilët kanë marrë pjesë në aktivitetet ushtarake të SHBA-ve në Kosovë, në bashkëpunim me NATO-n.

Përafërsisht 591 trupa ushtarakë të Shteteve të Bashkuara janë në mesin e rreth 3,800 të KFOR-it, për të monitoruar situatën në veri të Kosovës.

Ky raport përshkroi në përgjithësi aktivitetet ushtarake të SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit në mbarë botën dhe në mesin e tyre kanë bërë të dituar edhe statistikat për ushtarët pjesëmarrës në operacionet në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë me forca në Forcën e Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar armiqësitë e ripërtërira në Kosovë. Përafërsisht 591 personel ushtarak të Shteteve të Bashkuara janë në mesin e rreth 3,800 personelit të KFOR-it”, thuhej në raportin e publikuar nga Shtëpia  e Bardhë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?