Shtëpia e Bardhë, ‘Kam ardhur të vras presidentin’, arrestohet 25 vjeçari

10 Shkurt 2020, 11:48| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 12:41

  • Share

Një person që kishte me vete një thikë u arrestua jashtë Shtëpisë së Bardhë pasi i tha një oficeri të Shërbimit Sekret se kishte ardhur për të vrarë presidentin. Sipas policisë Roger Hedgpeth 25 vjeç, u arrestua pasditen e së shtunës.

Hedgpeth i ishte afruar një oficeri të Shërbimit Sekret, i cili po patrullonte jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe i tha se ishte aty për të vrarë Presidentin Donald Trump dhe se kishte me vetë një thikë me të cilën synonte të kryente krimin thuhej në një raport të policisë të siguruar nga Associated Press.

Pas kontrollit policia gjeti një thikë në trupin e tij si dhe dhe një këllëf bosh pistole. Hedgpeth po mbahet paraburgim si dhe është dërguar edhe në spital për një vlerësim të shëndetit mendor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?