Rebelët sulmuan shtëpinë dhe familjen e kryebashkiakut të L'Hay-les-Roses, shoqata e krerëve të bashkive thirrje për tubime nesër

2 Korrik 2023, 16:00| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 16:03

  • Share

David Lisnard 

Shoqata e Kryetarëve të Bashkive të Francës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve të Francës që të mblidhen para bashkive anembanë vendit të hënën për t'i treguar mbështetje kryebashkiakut të L'Hay-les-Roses, Vicent Jeanbrun, shtëpia e të cilit u sulmua gjatë natës, teksa gruaja dhe fëmijët e tij po flinin.

“Shoqata e Kryetarëve të Bashkive të Francës ka vendosur t'u bëjë thirrje të zgjedhurve dhe popullatës që të ndërmarrin veprime, ne nuk dorëzohemi dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë  punën tonë çdo ditë derisa rendi të kthehet”, tha presidenti i shoqatës David Lisnard.

Shtëpia e kryebashkiakut Vincent Jeanbrun, u sulmua rreth orës 01:30 nga rebelët e protestave disa ditore të mbajtura në Francë.Ata u përpoqën t’i vinin flakën shtëpisë së kryebashkiakut dhe qëlluan me fishekzjarrë gruan dhe fëmijët e tij të vegjël, të cilët ishin në gjumë kur agresorët përplasën portat dhe i vunë flakën makinës para derës së shtëpisë.


Lajmi kryesor:

Trazirat në Francë, gjyshja e 17-vjeçarit: Ndalni dhunën! Rebelët sulmojnë shtëpinë e kryebashkiakut! Macron takim urgjent me ministrat


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?