‘Shtëpi e Re’ për studentët e inxhinierisë dhe arkitekturës, godinat e reja të UPT me laboratorë e bibilioteka

25 Mars, 15:37| Përditesimi: 25 Mars, 15:48

  • Share

1.5 miliard lekë dha buxheti i vitit 2024 për infrastrukturën arsimore. Teksa paratë po shpërndahen nga ministria e arsimit, një shtëpi e re ka nisur të ndërtohet për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës, e pajisur me salla leksione, laboratorë, biblioteka, dhe jo vetëm.

“Kjo pjesa e nëntokës është më e vështira, pjesa e parkimit dhe një pjesë e laboratorëve të projektuara për inxhinierinë e ndërtimit. Pjesa e auditorëve në katin zero. Është luajtur me dy platforma. Mbrapa janë zyrat dhe laboratorë, ambiente të tjera ndihmëse për studentë dhe profesorë”, tha projektuesi. 

Për drejtuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës, kjo është një vepër e cila zgjidh një problem të rëndësishëm infrastrukturor për të dyja fakultetet.

“Një investim publik me hapa të mirë, në fillim të vitit 2026 do jetë e mbaruar, do jetë korpus i dy fakulteteve me parametra europianë. Ambiente të reja, hapësira të reja moderne, do bëhet shtimi i laboratorëve shkencorë. Duam të shtojmë numrin e studentëve që studiojnë në vendin tonë”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Gjysma e godinës ekzistuese u prek nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndaj projekti i ri konsiston në integrimin dhe rijetësimin e godinës, duke e kthyer në një projekt modern me standarte europiane.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?