Kanabisi në ambientet e ish-hotelit në Gjermani

Bota

‘Shtëpi bari’ në Gjermani/ Ruanin drogën me vlerë 1 milion euro, arrestohen 2 të rinj shqiptar

10 Maj 2022, 12:26| Përditesimi: 10 Maj 2022, 12:32

  • Share

GJERMANI- Policia e Berlinit në rrugën "Bismarckstrass" gjeti afro 1500 bimë kanabis në ambientet e një ish-hotel.

Gjatë kontrollit të policisë u gjetën 2 persona që kujdeseshin për sasinë e drogës.

Si pasojë u arrestuan dy të rinj shqiptarë Erblin S. 32 vjeç dhe  21-vjeçari Eugert Q.

Raportohet se të rinjtë  ishin punësuar për t’u kujdesur në rritjen e tyre. Më 1 mars 2021, të akuzuarit thuhet se kanë filluar rritjen e bimëve të kanabisit në 15 dhoma të përgatitura posaçërisht. Në fund, plantacioni mësohet se ishin në të 48 dhomat e ish-hotelit. Madje dhe bodrumi raportohet se ishte shndërruar në “kopsht”.

Autoritetet kanë mundur të zbardhin edhe skemën se si ndaheshin punët. Sipas tyre, njëri kujdesej për mbjelljen dhe plehërimin e bimëve, ndërsa tjetri me ndriçimin. Deri më tani mediat gjermane shkruajnë se janë arrestuar vetëm 2 shqiptarët dhe pritet që të shkohet në një rrjet më të organizuar kriminal. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?